Inceneratorët/ Kikia e thotë troç: Jemi vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë

0
113

Gazetari Mentor Kikia, ne nje interviste per Ora News, ka komentuar atë çfarë po ndodh lidhur me aferën e inceneratorëve, paditë në SPAK dhe aktualitetin politik-ekonomik në vend.

Sipas Kikisë, parashikimi për rënien e ekonomisë pritet të godasë shtresat e varfëra.

“Nuk dua të hyj në fushën e ekonomisë që nuk e njoh, por ajo që di unë dhe shumë të tjerë, fakti që jemi një vend i varfër dhe goditje të tilla  e thellojnë mundësinë që ka qeveria, dhe këtu nuk po mundohem të justifikoj qeverinë, po përpiqem për të qenë realist. Lajmi për rënien e ekonomisë do të godasë edhe më shumë shtresat e varfëra, të cilat aktualisht mbijetojnë falë ndihmës ekonomike që jep shteti por që kjo kategori do të rritet si pasojë e njerëzve që po humbin dhe do të humbin vendet e punës, gjë që do të rrisë listën e njerëzve që do të trokasin në dyert e bashkive për të kërkuar ndihmë ekonomike”, u shpreh gazetari.

Sa i përket debatit për inceneratorët, që ka pushtuar politikën dhe median në vend, Kikia e quajti një mënyrë të gabuar dhe madje të ndaluar në shumël vende.

“Çështja që ka marrë vëmendjen e politikës e për pasojë edhe të medias e të shjoqërisë ditët dhe javët e fundit. E di që do thoni kur qeveria nuk ka para për të mbështetur të varfërit pse parashikon para në buxhet, me miliona euro për inceneratorët e kështu me rradhë. E keqja tjetër që pason rënien ekonomike është edhe fakti se niveli i korrupsionit është më i lartë se në çdo vend tjetër të Europës, e pranuar kjo nga të gjitha raportet e ndërkombëtarëve. Përveç mazhorancës. Që do të thotë se korrupsioni është një mekanizëm, i cili ndikon edhe në devijimin e parave,të fondeve për të mosshkuar atje ku diktojnë nevojat emergjente por në kanale ku diktojnë të tjera interesa. Referuar konkretisht çështjes së inceneratorëve, do doja të prekja së pari problem e parë, epideminë e inceneratorëve. Janë paralelisht tre vepra të tilla, në trekëndëshin Elbasan-Fier-Tiranë. Qeveria është duke nxituar të ndërtojë inceneratorë. Inceneratorë do të thotë mbetje që krijohen nga qytetarët, të digjen. Kjo është alternative e fundit në fakt që përdoret në vendet e BE-së. Shumë vende madje, incenerimin, djegjen, e kanë të ndaluar. Djegja thjesht e përbën materien. Incenerimi nuk është se prodhon një ambjent më të pastër. Por mbi të gjitha është fakti se ato që ne I themi me përbuzje plehra, janë produkt, janë mall që në bursën ndërkombëtare kanë çmim. Ky është një produkt që në vend ta përdorim, e djegim”, u shpreh ndër të tjera Mentor Kikia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here