I vendosën gjòbë për maskën, Gjuzi shpèrthen në Kuvend: Pròtestoj fort, nuk kam për ta mbajtur…

0
98

Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur se nuk do ta mbajë maskën në ambiente të hapura, pavarësisht se javën e kaluar ka marrë një gjobë prej 30 mijë lekësh. Sipas Gjuzit, asnjë ekspert nuk e rekomandon mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, dhe për këtë ai nuk do ti bindet vendimit të qeverisë.

“Unë nuk do ta mbaj maskën në ambiente të hapura, në ambiente të mbyllura po. Mbajtja e maskës nuk këshillohet nga ekspertët, kështu që nuk kam për ta vendosur, pavarësisht gjobës që më kanë vënë”, u shpreh Gjuzi që në nisje të seancës në Kuvend.

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me interpelancën e thërritur nga deputeti Lefter Maliqi me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, lidhur me atë që po ndodh në bùrgje, ku në disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit ka pasur një grevë urie masive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here