Facebook ka një sqarim zyrtar për postimet e Ramës: Po ju mashtron!

0
147

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, që ia shënoi si informacion fals (fake news). Por për cfarë bëhet fjalë?

Në postimin e shpërndarë për ndjekësit Edi Rama bënte thirrje për vendosjen e maskave, ndërsa e shoqëroi me disa foto duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruante Rama krahas fotove, që supozohej se ishin shkrepur ato vite. Por, këtë informacion Facebook e ka konsideruar të rremë pas kontrollit.
Shkak është një foto me copyright që është mes shumë të tjerave, që i përket vitit 1800 dhe jo 1918 dhe që s’mund të përdoret si ilustrim për atë që shkruante Edi Rama se fotoja ka histori krejt tjetër. Facebook ka nisur një fushatë për të identifikuar lajmet e rreme me anë të një pale të tretë, që janë verifikuesit fact-checking.

rama 22

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here