Standard.al

E BUJSHME/ Komisioni i vlerësimit skualifikon Nokën, Salianjin, Bumçin e Hasën. Dorëzohet lista me 316 emra

0

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përfunduar dje procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD.

Në fazën e parë ishin 3600 kandidatë për deputetë, me pas ishin 498 emra kandidatësh të cilët u votuan nga baza në degët e PD. Dje në mesditë është zhvilluar mbledhja e fundit, ku komisioni ka dorëzuar 316 emra kandidatësh për deputetë në kryesi pas fazës përmbyllëse.

Burimet pranë PD-së bën të ditur se ka pasur vendime të forta, duke hequr për disa kritere të tjera rreth 80 emra. Mësohet se emrat e hequr janë ish deputetët Ervin Salianji, Flamur Noka, Ald Bumçi dhe Endri Hasa. Gert Bogdani është një emër tjetë i skualifikuar. Emrat e tjerë janë Nada Mecorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi dhe Fatbardha Kadiu.

Megjithatë këta emra mund të rikthehen nga kryesia në garë. Lista përfundimtare e kandidatëve pritet të publikohet në muajin Janar.

Mbledhja e djeshme ka qenë plot debate, ku të pranishëm në mbledhjen e komisionit kanë qenë edhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe ai organizativ Sahit Dollapi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.