Brisida Shehaj: Rafineria e Ballshit, aset strategjik! Shteti i ka mundësitë për të zgjidhur kërkesat e naftëtarëve

0
198

Brisida Shehaj, Nënkryetare e LSI Tiranë thotë se qeveria duhet të zgjidhë problemin e naftëtarëve që janë në grevë urie. E ftuar në televizionin Syri, Shehaj foli mbi 2 standartet e qeverisë Rama, ku  nga njëra anë miliona euro për incerenatorët, ndërkohë naftëtarët në grevë për pagat e prapambetura.

“Në vitin 2017, vendimi i gjykjatës, njohu detyrimet e një kompanie ruse ‘Gun Borin’ ndaj naftëtarëve. Detyrimet e krijuara nga viti në vit, e vendosin shteti në pozicion jo komod. Flasim për aset strategjik ku ushqehen 1000 familje”, tha Shehaj.

Shehaj rikthehu në vëmendje marrëveshjete e vitit 2013, ku kompania “Bankers” kishte pranuar ti jepte naftë bruto rafinerinë së Ballshit. “Shteti në vitin 2013 hyri në tratativa me Bankers. Do I jepte naftën bruto rafinerisë. Shteti bën rolin e albitrit në cdo mommnet. Në vitin 2017 ngrihet kompani përmabrimore dhe I bllokon asetet. Del në ankand si aset dhe I kalon një banke X. Adminitrata padit kompaninë përmbarimore dhe investitorin dhe janë në process gjyqësor.  Kryeministri që flet për cdo gjyqtar, të flasi edhe për këtë dosje, I ka mundësitë. Mund të përdori avokaturën e Shtetit. Nga viti 2013 – 2016, ajo që kam kërkuar nga qeveria ishte që të mos vinin një kompani X, të shtonte ca detyrime dhe të ikte. Shteti kishte mjaftueshëm kohë për ta garantuar procesin mbi këto detyrime ligjore. Me thjesht te një parukeri se sa te një kompani e huaj offshore në Qipro”, tha Shehaj.

E pyetur se përse nuk vepron përmbarimi, Shahj tha se “kam përshtypjen se s’kanë asnjë aset në vend. S’ke çfarë të sekuestrosh. Sipas Ramës, për të zgjidhur hallin e naftëtarëve, marrëdhënia është privat privat, për të sjellë investitpr të huaj, nuk qënka privat privat. Janë 120 milion euro detyrime dhe kanë armotizuar rafinerinë. Investitori do bejë analizë para investimit. Ka humbur kjo analizë me këtë qeveri. Nuk janë budallenjë të huajt. Rama duhet të ulet dhe të diskutojë me naftëtarët. Por kur të shkosh të kësh një zgjidhje. Ka një vit që e di këtë problematic. Prandaj duhet të kishte gjetur zgjidhjen sepse i ka mundesitë”..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here