Basha: Sjellja rrugaçërore e Ramës ka një qëllim, por unë nuk jam këtu për t’u kacafytur me të!

0
109

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sot para medieve se unë nuk jam këtu për t’u kacafytur me Edi Ramën, por për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë. Basha iu përgjigj një pyetje nga  SYRI TV, të gazetarit Ermal Rizaj:

Zoti Rama ka deklaruar nga Elbasani, ditën e djeshme se kjo ëhstë opozita më mizerabël që nga viti 1991 dhe prej ditësh injoron planin me pesë pika dhe procesin e përzgjedhjes së deputetëve. Keni një koment për këtë?

Basha: Unë e kuptoj nervozimin e tij, e kuptoj dhe frikën e tij. Sepse realisht e pret jo vetëm humbja e thellë, por edhe përballja me drejtësinë.

Tani, i gjithë fjalori i tij vulgar, sjellja rrugaçërore, ka një dhe vetëm një qëllim: të më tërheqë mua në një debat i cili është i zbrazët nga substanca, që duket si kacafytje midis meje dhe atij.

Në fakt unë nuk jam këtu për t’u kacafytur me të! Kemi pasur një përballje ne në 2011-ën, e kam mundur dhe prapë do ta mund porsa i përket egos personale, por kjo nuk është ego personale.

Unë jam këtu për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarëve, për të treguar përgjegjësitë që ky njeri ka, që sot 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës dhe si asnjë në rajon nuk marrin asnjë ndihmë.

Unë jam këtu për të treguar arsyet pse ka ndodhur, që është afera e tmerrshme e inceneratorëve dhe të tjera si këto.

Edi Rama nuk ka përgjigje për këto dhe ndaj mos u çudisni për gjuhën e ulët , të baltës dhe gënjeshtrat e mashtrimet e tij.

Për të hequr nga vëmendjen nga menaxhimi i krizës pandemisë, nga vjedhja e parave të shqiptarëve me inceneratorët e aferat e tjera korruptive, nga fakti që nuk ka bërë një paketë të tretë, sulmet ndaj meje janë gjëja më e pakët që do të bëjë.

Siç kërceu në studio të enjten e kaluar do të shikoni dhe çudira të tjera. Do të bëjë çdo gjë me shpresën që shqiptarët do t’i harrojnë këto të vërteta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here