Ambasadorja Amerikane tregon rrugën e saj në diplomaci

0
92

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka dhënë një intervistë të plotë në emisionin “Opinion”, ku ka folur ndër të tjera edhe për rrugën e saj në diplomaci.

E lindur në Korenë e Jugut, Kim u largua me familjen në Guam, ndërsa më pas jeta e saj mori një tjetër drejtim.

Blendi Fevziu:Si u larguat nga Guami për në SHBA? Si e filluat diplomacinë?

Ambasadorja Kim:Kur shkova në universitet. Shkova në Universitetin e Pensilvanisë, studiova shkenca politike dhe kur mbarova atje, doja të shkoja diku ndryshe dhe shkova në Universitetin e Kembrixhit, në Angli.

Blendi Fevziu:Në Angli.

Ambasadorja Kim:Po.

Blendi Fevziu:Për sa kohë?

Ambasadorja Kim:Për vetëm një vit.

Blendi Fevziu:Një vit. Dhe pastaj filluat diplomacinë?

Ambasadorja Kim:Pastaj u ktheva dhe po kërkoja punë.

Blendi Fevziu:Ishte rastësi apo e donit diplomacinë?

Ambasadorja Kim:Jo, koincidencë. U ktheva në Uashington dhe e dija që doja të bëja diçka në shërbimin publik. Nuk doja t’i hyja biznesit.

Blendi Fevziu:Donit të hynit në shërbimin publik.

Ambasadorja Kim:Po, patjetër.

Blendi Fevziu:Është me rëndësi, i vështirë …

Ambasadorja Kim:Po…

Blendi Fevziu:…dhe është detyrë.

Ambasadorja Kim:Po. Isha duke pare vende të ndryshme pune dhe teksa kërkoja, qëlloi që pashë broshurën e Departamentit të Shtetit për Shërbimin e Jashtëm. Dhe, ka një provim prove, pas broshurës. Dhe, teksa prisja, po e shihja dhe mendova:  duket argëtuese. U regjistrova për provimin dhe kalova çdo faze dhe kështu u bëra diplomate dhe ndihem me shumë fat.

Blendi Fevziu:Filluat misionin, të themi. Gjatë këtyre viteve në diplomaci, ku keni qenë?

Ambasadorja Kim:Gjysmën e pare të karrierës e kalova në Azi. Isha në Pekin dhe Tokio dhe pastaj u ktheva në Uashington për t’u bërë ndihmëse e posaçme e Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell.

Blendi Fevziu:Pekin dhe Tokio, dy pika shumë të rëndësishme për diplomacinë amerikane, të themi.

Ambasadorja Kim:Pastaj, isha ndihmëse e posaçme e Sekretarit Kolin Pauell.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here