Ambasadori Dervishi promovon librin e tij, Bashkurti e cilëson: Dashnor i diplomacisë shqiptare…

0
110

Ambasadori i njohur Dashnor Dervishi ka promovuar librin e tij “50 vjet marrëdhënie me jashtë” .

Diplomati Lisien Bashkurt e ka cilësuar Dervishin “Dashnor të diplomacisë shqiptare”.

Bashkurti tregoi emocionet e tij gjatë leximit të librit, teksa tha se ky model duhet të ndiqet dhe nga ambasadorë të tjerë.

“Pata emocion të veçantë kur mora në duar dhe fillova të lexoj librin e mikut tim. në shumë vende të ndryshme ku kam pasur fatin të shkoj kam mësuar se diplomatët pas punës së tyre shkruajnë kujtime. Në Shqipëri kjo përvojë është disi më e pakët por ekziston. Këta libra janë modele që lypen të ndiqen dhe nga ambasadorë të tjera dhe përvoja e tyre lipset t’iu mbetet politikanëve dhe brezave. Z. Dervishi dhe libri i tij simbiozë e pandarë. Libri portret i tij. Dashnor Dervishi qysh në vitet studentore i hyri rrugës së marrëdhënieve me jashtë. Hyri në këtë fushë përmes kontakteve me vizitorë të huaj. Kontaktet dhe veprimtaritë me të huajt ishin pikëtakimi me botën. Në jetën e Dashnor Dervishit u shënua një kthesë e vërtetë nga shkencat në diplomaci”, tha Bashkurti.

Sipas tij, tipari dominues në gjithë veprimtarinë e diplomatike të ambasadorit Dervishi është shpirti atdhetar i palëkundur i tij.
“Fundi i viteve ‘80 dhe mesi i viteve ‘90 e gjen në Itali. Roma shkruan Dashnor Dervishi u kthye në portën kryesore të perëndimit për vendin tonë.
Pjesa më aktive i përket fundit të viteve ’90 dhe fillimit 2000, shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Dashnor Dervishi do të bëhej emblemë e diplomatit të suksesshëm të karrierës. Për veprimtarinë e tij u dekretua me titullin ambasador. Tipari dominues në gjithë veprimtarinë e tij diplomatike anembanë botës është shpirti atdhetar i palëkundur i Dash Dervishit. Ngjyra e kuqe thotë ai kur jemi jashtë vendit është me kuqe dhe himni kombëtar tingëllon më bukur. Urime dashnor i diplomacisë shqiptare”, u shpreh Bashkurti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here