Akuzat për abuzim se*sual të fëmijëve, merret vendimi i rëndësishëm për Michael Jackson

0
85

Një gjykatë amerikane, ka rrëzuar procesin gjyqësor të një prej akuzuesve të këngëtarit të ndjerë, Michael Jackson, i cili pretendon se kompanitë e mbretit të Popit e lejuan këngëtarit që të abuzonte me të dhe fëmijët e tjerë.

James Safechuck pretendon se këngëtari filloi të abuzonte me të kur ishte vetëm 10-vjeç.

Padia ndaj “MJJ Productions dhe MJJ Ventures”, u bë në 2014, duke pretenduar se kompanitë u krijuan për të lehtësuar abuzimin seksual të fëmijëve nga Michael Jackson.

Por, gjykatësi e hodhi poshtë çështjen, duke thënë se kompanitë nuk kishin një detyrë të kujdeseshin për Safechuck.

“Jemi të kënaqur që gjykata ra dakord që Safechuck nuk kishte asnjë bazë për padinë e tij,”- thanë përfaqësuesit e kompanive, Jonathan Steinsapir dhe Hoëard Ëeitzman.

Safechuck ishte një prej dy burrave që akuzuan yllin e ndjerë të popit për abuzim në dokumentarin e vitit të kaluar Leaving Neverland.

Në procesin gjyqësor të tij, ai tha se Michael Jackson abuzoi me të qindra herë në shtëpitë e tij dhe gjatë turneve në fund të viteve 1980 dhe fillimin e viteve ’90.

MJJ Productions dhe MJJ Ventures u krijuan nga Jackson për të drejtuar karrierën e tij.

Por në procesin gjyqësor u pretendua se: “Qëllimi i dytë i fshehtë i këtyre bizneseve ishte të funksionin si një vend për abuzimin seksual të fëmijëve, të projektuar posaçërisht për të gjetur, tërhequr dhe joshur viktimat e abuzimit seksual të fëmijëve”.

Safechuck gjithashtu u shfaq në një reklamë të Pepsit së bashku me këngëtarin, si edhe shfaqej shumë shpesh në skenë me të.

Kujtojmë se mbreti i Popit, ndërroi jetë në vitin 2009.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here