Akuza për faturat e hotelit nga “Fusha”/ Gjyqtari Tone pushon çështjen e Maznikut, Aleanca: Do ankimojmë, dosje edhe në SPAK

0
92

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj nën-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili u kallëzua penalisht nga “Aleanca për Mbrojten e Teatrit”, për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Gjyqtari i çështjes Sokol Tona e ka pushuar çështjen me me argumentin se nuk ekziston vepra penale. Por për këtë vendim ka reaguar mënjëherë Aleanca për Mbrotjen e Teatrit, përmes avokates së saj, duke u shprehur se do të ndërmarrin hapa ligjorë për të ankimuar, dhe shumë shpejt do të nisin procedurat ligjore për kallzim penal ndaj gjyqtarit të çështjes, pasi haptas është shkelur ligji.

 

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj nën-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili u kallëzua penalisht nga “Aleanca për Mbrojten e Teatrit”, për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Gjyqtari i çështjes Sokol Tona e ka pushuar çështjen me me argumentin se nuk ekziston vepra penale. Por për këtë vendim ka reaguar mënjëherë Aleanca për Mbrotjen e Teatrit, përmes avokates së saj, duke u shprehur se do të ndërmarrin hapa ligjorë për të ankimuar, dhe shumë shpejt do të nisin procedurat ligjore për kallzim penal ndaj gjyqtarit të çështjes, pasi haptas është shkelur ligji. “Sot gjyqtari Sokol Tona pushoi çështjen duke mos e parë si çështje penale..Nëse bëhet hetim i plotë ku biznesmenë të lidhur më afera korruptive paguajnë udhëtime marramendëse me taksat tona. Ne do ndërmarrim hapa ligjorë për të ankimuar, një ditë drejtësia do flasë, shumë shpejt do nisin procedurat ligjore për kallzim penal për gjyqatarit të çështjes pasi është haptas shkelje ligjore. Do ta ndjekim edhe në SPAK këtë cështje ndaj gjyqtarit”.

Në vitin 2019 Aleanca për Teatrin, depozitoi një kallëzim penal me pretendimin se ishte bërë një pagesë në një hotel luksoz, “Alma Barcelonë” me shifrën e 1800 eurove në Barcelonë, nga kompania Fusha shpk, për nënkryetarin Arbjan Mazniku. Ky i fundit kishte qëndruar 2 ditë në hotelin luksoz. Vetë numri dy i  bashkisë Tiranë, në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, pranoi se kishte fjetur në hotelin luksoz në Barcelonë dhe tha se kishte paguar Fusha. Ndërsa bashkia në emër të tij u shpreh se nuk ka asgjë të keqe, pasi ishte një dhuratë personale, duke harruar që ka një ligj për dhuratat.

Për këtë Aleanca e paditi nën kryetarin e bashkisë së Tiranës, por si duket gjyqtari i çështjes nuk e ka parë të udhës për të gjykuar si vepër penale, duke e pushuar çështjen.

Pas këtij momenti regjisori Edmond Budina u shpreh se: “Njerëzit besojnë tek drejtësia denoncojnë për raste korrupsioni, kjo është një vrajse shprese, është zhgënjim i madh sa i përket faktit kur ti mendon se në këtë vend gjërat mund të ndryshojnë dhe shikon se të korruptuarit ja hedhin lehtë. Ne jemi këtu dhe shprehim dëshpërimin ose deluzionin të kësaj reforme në drejtësi që mesa duket qenka një farsë. Ne do ndjekim rrugën ligjore.”

Ndërsa, po dje, kanë lëshuar një deklaratë ku Aleanca e cilëson pushimin e kësaj çështje si “ditë e zezë për drejtësinë shqiptare”. Ja deklarata e plotë: Ditë e zezë për drejtësinë shqiptare.

Sot u vërtetua ajo që artikulohej rëndom se, Reforma në Drejtësi është një farsë dhe se ajo nuk u ngrit për të bërë drejtësi por, për ti shërbyer pushtetit të korruptuar e cila kurrsesi nuk mund të ketë vullnet për të luftuar korrupsionin sepse nuk mund të luftojë vetveten.

Duke ndjekur shëmbullin e dosjeve me padrejtësi që nga Unaza e Re e me rradhë para dhe pas kësaj ku dënohen jo ato që fallsifikojnë dhe vjedhin por, ata që mbrojnë pronën nga grabitja, sot Gjyqtari Sokol Tona u bë palë dhe avokat mbrojtës i atyre që abuzojnë me pozicionin shtetëror që u është besuar.

Ky gjyqtar, i cili në këmbim të kalimit te vetingut apo të një favori tjetër të ofruar nga shpërdoruesit e detyrës dhe të korruptuarit, mori përsipër të dalë kundër frymës së ligjit sepse jo vetëm nuk pranoi kërkesën tonë për shpallje mos kompetencë lëndore në lidhje me këtë çështje por, doli dhe kundër vetë prokurorisë e cila u bashkua me ne në këtë qëndrim.

Po pse gjyqtari Tona kishte frikë kalimin e kësaj çèshtje pranè SPAK? Sepse rastet precedente aty siç është dhe rasti i ish gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Durrës dëshmonin se çështja duhet të shkonte me dënim të dyshes Mazniku – Fusha, gjë e cila do të mërziste pa masë kokën e korrupsionit në vënd që është vetë Kryeministri Rama dhe Kryetari i Bashkisë Veliaj.

Në arsyetimin pa arsyetim dhe pa bazë ligjore, gjyqtari Tona u rrek të na argumentonte se ai po zbatonte ligjin, në një kohë që tejkaloi edhe vetë mbrojtësit e të kallëzuarve prej nesh duke përmbushur urdhërat e dhënë nga lart për pushimin e çështjes.

Me lojën “aktoreske” në shërbim të doktrinës së ligjit, gjyqtari Tona bëri xhelozë edhe vetë aktorët e pranishëm në sallë. Ne gati gati u “ndjemë keq” nga fakti se i “kishim rënë në qafë” të kallëzuarve prej nesh sepse ata sipas gjyqtarit nuk kishin kryer vepër penale.

Sepse nuk ishte faji i Maznikut që gruaja dhe djali i Fushës nuk kishin udhëtuar në Barcelonë dhe Fusha ishte ndjerë keq që Mazniku ndryshe nga gjithe grupi “kishte mbetur pa dhomë”.

Se nuk është faji i Maznikut që Fusha ishte “i detyruar” mos ta linte bosh dhomën supër të shtrenjtë sepse pagesa sipas Gjyqtarit ishte e pakthyeshme dhe aty mund të flinte si princ Mazniku. Nuk èshtë faji i tyre që në gjithë atë Barcelonë, takohen “rastësisht” në të njëjtin hotel Mazniku dhe Fusha. Nuk është faji i Maznikut që kur kthehet në Tiranë, rimburson edhe një herë shumën e buxhetuar nga Bashkia me këtë rast.

Ku qëndron vepra penale kètu sipas Gjyqtarit? Sepse Gjyqtari Tona ishte i siguruar qe Mazniku ja kishte “rimbursuar” shumën Fushës.  Në fakt Gjyqtari Tona gabon rëndë në gjithë arsyetimin qoftë procedurial qoftë material. Për këto shkelje të këtij vendimi ne do marim gjithë hapat ligjorë në respektim të të drejtave kushtetuese por do donim të dinim se kë shumë Mazniku i rimbursou Fushës:

Shumën 1816 euro aq sa Fusha kishte paguar apo shumën 572 euro aq sa Mazniku tërhoqi nga Bashkia? Sepse të flasësh pa prova për kthimin e një shume, është të bëhesh palë me të korruptuarit. Dhe këtë bëri sot Gjyqtari Tona. Dhe për këtë shumë shpejt dhe ky gjyqtar do japë llogari. Ne e dimë që Fusha është rimbursuar për atë biletë por, jo nga Mazniku.

Fusha ka marë mbrapsh qindra milionë euro nga taksat tona për gjithë këto vite që nga 2015 për tenderat pa garë dhe të paracaktuar me ndikimin e paligjshëm të Veliajt e Maznikut.

Vetëm Gjyqtari Tona nuk e shihte veprën penale. Sepse fakti që pagesa e akomodimit është vepër penale e korrupsionit qartësohet me faktin se ky transaksion nuk është deklaruar nga Maxniku në ILDKPI. Të gjitha këto do mjaftonin që Gjykata edhe pa kërkesën tone apo të Prokurorisë të kalonte dosjen kryesisht në SPAK. Por, urdhrat e atyre që zhbënë sistemin e drejtësisë kanë qenë të qartë për Gjyqtarin Tona. Dhe Gjyqtari Tona përpara ligjit zgjodhi ti shërbente shkelèsve të tij. Ne kemi dëshmuar se i shkojmë deri në fund sfidave që marim përsipēr. Dhe kjo është një ndër to. Sot më shumë se kurrë, besojmë ka ardhur koha që prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm të distancohen nga të shërbyerit ndaj korrupsionit dhe krimit.

Ka ardhur koha që të dèshmohet se gjyqtarë dhe prokurorë ti shërbejnë vetëm frymës së ligjit.

Vazhdojmë të besojmë se ligji do veprojë dhe se ai është i barabartë për të gjithë. E ardhmja e Shqipërisë ka nevojë për këtë. Duhet t’ja dalim.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here