Standard.al

13 të vdêkur pasi bënë vaksinën e gripit sezonal, mes tyre dhe një 17-vjeçar…

0

13 persona kanë ndërruar jetë në Korenë e Veriut, pasi kanë bërë vaksinën kundër gripit, ndërkohë që zyrtarët e shëndetit publik atje kanë refuzuar që të pezullojnë programin e vaksinimit kundër gripit sezonal.

Autoritetet shëndetësore thanë se nuk kanë gjetur lidhje të drejtpërdrejtë mes këtyre vdêkjeve dhe vaksinave. Në mesin e viktimave është një djalë 17 vjeç. Në këtë program të vaksinimit, i cili është falas, pritet të përfshihen rreth 19 milionë adoleshentë dhe të moshuar.

“Numri i vdêkjeve është rritur, por ekipi ynë sheh mundësi të vogël që vdêkjet janë rezultat i vaksinave”, tha Jeong Eun-kyeong nga Agjencia Koreane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Koreja Jugore e rriti me 20 për qind numrin e vaksinave kundër gripit këtë vit për shkak të rrezikut për personat që mund të preken njëkohësisht nga koronavirusi dhe gripi dhe mbingarkimit të mundshëm të spitaleve.

“Unë kuptoj dhe më vjen keq që njerëzit janë të shqetësuar për vaksinën”, tha ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo të enjten, por konfirmoi se zbatimi i programit të vaksinimit do të vazhdojë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.