Standard.al

Zgjedhjet/ Mediu: S’duhet të humbasim kohë për fushatën, të qartësojmë formulën!

0

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndau sot disa shqetësime në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ sa i takon aksionit opozitar sa i takon fushatës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021-it.

Mediu deklaroi se opozita nuk duhet të humbasë më kohë për fushatën, ndërsa duhet të përcaktohet qartë platforma, nëse do të dalin në zgjedhje së bashku apo secila parti më vete.

“Zoti Basha ka një përgjegjësi më të madhe, që të mbajë përgjegjësi që të mbajë të bashkuar i opozitës. Ndaj për të gjithë të gjithë bashkë duhet të kemi një platformë të përbashkët. Duhet ta definojmë se si duhet të zhvillohet ky bashkëpunim. Jemi në politikë dhe ndjekim politikat në vendet e tjera. PD ka punuar me një program të qartë me CDU, PR ka idetë e veta. Ne do të krijojmë këtë lloj kakofonie, apo do duhet të ruajmë këtë koezion. Ndaj hajde të bashkohemi për shkak të qëllimit politik, për të krijuar një raport besimi dhe vlerësimi, pa çështje monopoli. Varianti se si do dali, duhet të qartësojmë sa më shpejt. Formula e daljes më vete nga ajo me koalicion është e ndryshme. Unë kam nisur fushatën. Është loja që ka bërë Rama për të krijuar këtë lloj gjullurdie. Ajo çka po paralajmëroj është se sa më shpejt më mirë, kohë nuk ka. Ndoshta duhet të ishte më shpejt. Nuk ka kohë. PS ka filluar fushatën. Ka administratën në funksion. PD po i përzgjedh. PR është e paqartë për shkak të raportit me PD. Nuk dua të bëj gabime qe t’i them njerëzve merruni me fushatë e më pas të them se; “Dëgjo, më tha zoti Basha se do bëjmë koalicion”. Ka një historik elektoral për partitë politike. Nuk është hera e parë që kemi krijuar koalicione. Nëse do ishim në një listë, reduktimi do i ndodhte atij që ka peshën më të madhe. LSI ka thënë se do të ruajë logon e saj. Në lista nuk mund ta ruash, se kjo është loja. Kryemadhi do që lista të jetë e pastër. Logo e PD është e rëndësishme. Dhe LSI ka menduar se e ka. Ndaj duhet të veprojmë sa më shpejt. Që t’i qasesh opinionit publik me një logo të re, duhet që atij t’i japësh kohë.”, deklaroi Mediu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.