Vitet e para mësim në auditore, të tjerët edhe online, UT merr vendimin për studentët: Në rast se dikush preket nga Covid…

0
113

Në një kohë kur nuk ka një protokoll të qartë nga Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, Universiteti i Tiranës ka marrë disa vendime të rëndësishme sa i takon rifillimit të mësimit në datën 2 Nëntor.

Mësohet se Universiteti i Tiranës ka vendosur që në 4 javët e para në Nëntorit, vitet e para do bëjnë mësim ne auditore, ndërkohë që për vitet më të larta do të ketë një alternim midis online dhe mësimit fizik në auditore.

Për zgjedhjen e mësimit do flitet me pedagogë të lëndës, dhe do të vendoset për mënyrën sesi ai do të kryhet. UT ka miratuar po ashtu dhe rregulloren anticovid, ku në rast se një student rezulton me COVID19, i gjithë grupi vazhdon mësimin për 14 dite online.

Ndërkohë që në vendimin e UT-së thuhet se administrata duhet të kujdeset që të gjithë studentët të jenë të pajisur me masa anticovid.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here