Standard.al

Video/ Kryemadhi me banorët e prekur nga tërmeti në Vorë: Projekti i rindërtimit vetëm në 3D!

0

Pas Kombinatit, kryetarja e LSI ka qenë në Vorë ku është takuar me qytetarët dhe është njohur me gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shpopulluar. Tani do bashkohemi ne. E sheh më 25 prill ai. Do bashkohemi të gjithë”, tha Kryemadhi.

“Ka biznese që paguajnë taksa. Ai nuk u del për zot. Ruaji letrat se do vijë dita. Njerëzit edhe pas 50 vjetësh i morën pronat. Ruaji letrat, të bëjmë dhe padi. Se ai nuk mund të thotë paguaj taskat ti e të të trajtojë si individ”, u shpreh Kryemadhi.

“Sa vjen e iu ngushtohet laku, edhe 6 muaj iu kanë ngelur. Si nuk u ngop ky, detin po, pronat po, çdo gjë. Rama do të grabisë Kushtetutën, por Ilir Meta si president nuk e lejon”, deklaroi Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI, “një i çmendur nuk mund të na marrë zvarrë të gjithëve”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.