‘Stabilitet për elementet themelore të ligjit zgjedhor’, Bylykbashi: Për Shqipërinë ta ketë pasur vallë Parlamenti Europian?

0
140
Nga Oerd Bylykbashi
“4. [Parlamenti Europian‎] mban ne konsiderate miratimin ne leximin e dyte [shenim: miratim nen per nen para miratimit ne teresi] te amendamenteve ne Kodin Zgjedhor te xxxx; mban shenim me shqetesim qe parlamenti xxxx eshte aktualisht ne procesin e miratimit te nje ligji te ri zgjedhor, nderkohe qe zgjedhjet e zakonshme parlamentare duhet te zhvillohen jo me vone se pas shtate muajsh; i ben thirrje autoriteteve xxxx te sigurojne perputhshmeri te plote te legjislacionit zgjedhor me rekomandimet e Komisionit te Venecias dhe te OSBE/ODIHR-it, ne menyre te veçante ne lidhje me stabilitetin e elementeve themelore te ligjit zgjedhor, te cilet nuk duhet te amendohen me vone se nje vit para dates se zgjedhjeve.”
Kjo rezolute per “shtetin e se drejtes dhe te drejtat themelore” eshte miratuar nga Parlamenti ‎Europian me 8 tetor 2020. Nuk eshte miratuar per Shqiperine, jo! Ata kane treguar shqetesim ne lidhje me ndryshimin e rregullave te zgjedhjeve pak perpara zgjedhjeve per asgje me pak se sa per nje vend anetar te BE-se, Bullgarine.
Si thoni, çfare do te thote Parlamenti Europian per ne qe duam te na hapen negociatat me BE-ne, kur Kryeministri ndryshon Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor pasi ka filluar procesi zgjedhor dhe vetem 6 muaj para zgjedhjeve? Po Bundestagu gjerman çdo te thote valle?
Sa per kujtese: Ne 2001 zgjedhjet perfunduan pas dy muajsh dhe pas plot 5 raundesh, nje rekord boteror. PS fitoi 84 mandate (3/5) ne raundin e peste, fiks aq sa i duheshin per te zgjedhur e vetme Presidentin. ODIHR tha se shumica e cilesuar prej 84 mandatesh qe kontrollonin socialistet ishte jolegjitime. Nje rezolute e Parlamentit Europian e detyroi shumicen socialiste te dale nga zgjedhjet e manipuluara te 2001 ta miratonte Presidentin me konsensus ne 2002.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here