Standard.al

Situata kritike/ Juristi: Koncesionet dhe PPP-të e dhëna, doktrinë e qeverisë Rama…

0

Koncesionet dhe PPP-të e dhëna nga qeveria Rama tregojnë doktrinën e saj.  Kështu u shpreh juristi Gert Shella në emisionin “Tempora”.

Një qeveri që ka mandat 4 apo 8-vjeçar, tha Shella, nuk mund të japë koncesione që shkojnë në mbi 30 vjet. “Situata është shumë kritike. Jemi përballë faktit që kemi një forcë politike ose qeveri që ka konsumuar pushtet 10-fish përtej mandatit të vet legjitim”, – u shpreh juristi duke shtuar se nuk duhet të lejuar konsumimi nga pushteti por të aplikohet e kundërta.

“Tani janë jo 1 dhe 2 por dhjetëra koncesione që mund të kapin një shifër me dy zero nga pas; 100, 100 e ca koncesione, të cilat janë dhënë te privati për një periudhë mbi 30-vjeçare. Ne analizojmë për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar se si një qeveri me një mandat 4 ose 4+4, ushtron qeverisje në 40 vitet në vijim”, – përfundoi Gert Shella.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.