‘Serbia ta njoh Kosovën’/ Ambasadori gjerman kritikon Daçiçin: Të flasi për spastrimin etnik…

0
147

Ambasadori gjerman, Christoph Heusgen e kritikoi Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në fjalimin e sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Sipas ambasadorit gjerman Heusgen, fjalimi i tij është “kopjim i teksteve të mëparshme” dhe në lidhje me politikën e mos njohjes së pavarësisë të Kosovës, ai sqaroi se “miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë”.

“Unë jam i befasuar nga kjo politikë e përpjekjes për të tërhequr njohjen. Miqtë tanë serbë janë duke qëlluar veten në këmbë, sepse nëse ata duan t’i bashkohen me BE-së, ata duhet të punojnë në njohjen dhe ta njohin vet (Kosovën)”, tha ambasadori gjerman, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se fjalimi i Daçiçit dukej si “kopi paste” pasi që përfaqësuesit e Serbisë flasin shumë për krimet e shqiptarëve dhe kurrë nuk kanë dëgjuar për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, të tilla si, spastrimi etnik dhe dëbimin masiv.

Ndryshe, Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po e përfaqëson ambasadorja e vendit tonë në SHBA, Vlora Çitaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here