Standard.al

Rama shfrenon imagjinatën në 3D: Pas aeroporteve, edhe dy porte të rinj…

0

Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur konferencën e tij me gazetarët, e cila sot do të ndalet te projektet infrastrukturore, që kanë nisur apo do të nisin në vendin tonë, përfshirë porte edhe aeroporte, që sipas kryeministrit do të nxisin turizmin.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi se ditën e nis dhe e mbyll me një telefonatë me ministren Belinda Balluku, për ta pyetur lidhur me garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Rama tha se vendi më në fund do të ketë katër aeroporte, pas Tiranës, Kukësit, Vlorës dhe Sarandës, ku duhet thënë se tre të fundit janë ende projekte në letër.

“Dita ime nis me telefonatën me ministren që në mëngjes, dhe mbyllet me telefonatën me të, për të çarë pengesat që ka shkaktuar pandemia për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Gara është ndërprerë për momentin si pasojë e pandemisë, dhe ne duam që të garantojmë pjesëmarrjen e kompanive që merren me aeroporte, që në fakt janë pjesa edhe më e goditur nga pandemia.

Sa të mbyllet gara për aeroportin e Vlorës, ne jemi gati të hapim garën për aeroportin e Sarandës, që do të jetë më i vogël, dhe natyrisht me impakt strategjik për turizmin. Po ashtu do të kemi një transformim të portit të Durrësit dhe të Vlorës, përfshihet dhe një port turistik në zgjatimin e Lungomares, për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që nuk harroi që të bënte batutën e tij të përsëritur për aeroportin e Kukësit, ku tha se do të sjellë 120 të rinj nga Londra që janë vota të sigurta për PD-në.

“Kush do shajë më shumë do hypë në avion, dhe do i sjell në Kukës që të votojnë për Partinë Demokratike, shpresoj që ta realizoj këtë, pse nuk shkoni një ditë që të shihni punën që është bërë në Kukës, ku është një kantier i gjallë ndërtimi”, tha më tej Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.