Papa Françesku bën deklaratën “bombë”, mbështet unionet civile mes personave LGBTI

0
125

Papa Françesku ka deklaruar se çiftet e së njëjtës gjini duhet të lejohen të hyjnë në “unione civile”, duke dalë për herë të parë hapur pro marrëdhënieve gay dhe njohjes ligjore të tyre. Kjo deklaratë “bombë” e Papës, pritet të xhindosë kundërshtarët e tij konservatorë në Kishën Katolike.

Papa ka thënë se “personat homoseksualë kanë të drejtë të kenë një familje“, në një dokumentar të transmetuar në Festivalin e Filmit në Romë.

Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e jetës familjare. Askush nuk duhet përzënë apo gjykuar mizorisht për këtë. Duhet të krijojmë një ligj për unionet civile. Në atë mënyrë ata janë të përfshirë në ligj“, ka deklaruar Papa.

Përveç këtyre komenteve mbi unionet civile, dokumentari tregon gjithashtu Papën, i cili inkurajon dy burra gay, të shkojnë në kishë me tre fëmijët e tyre.

Deklaratat e Papa Françeskut, shihen si një devijim nga doktrina strikte e Vatikanit, ku në vitin 2003 deklarohej se “respekti për personat homoseksualë, nuk mund të çojë në asnjë mënyrë në aprovimin e sjelljes homoseksuale apo njohjen ligjore të unioneve homoseksuale“.

Françesku që prej momentit kur u zgjodh Papë, ka dashur të adoptojë masa më gjithëpërfshirëse ndaj komunitetit LGBT në deklaratat e tij publike. Pas zgjedhjes së tij, ai i’u përgjigj një pyetje lidhur me priftërinjtë gay kështu: Kush jam unë për të gjykuar?

Muajin e kaluar, Papa Françesku i tha një grupi prindërish të personave LGBT se “Zoti i do fëmijët tuaj, ashtu siç ata janë” dhe se “Papa i do fëmijët tuaj siç ata janë, sepse janë fëmijët e Zotit“.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here