Standard.al

“Ndërtimi i aeroporteve”, reagon Vasili: Rama, gënjeshtar ordiner, gënjeshtarin ta zbërthejmë deri në fund…

0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së foli për mashtrimin e radhës të kryeministrit Rama, atë të ndërtimit të aeroporteve të reja në vend.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Sot në një paravoli dhjetëra minutëshe Edi Rama u lëshua në batërdinë e gënjeshtrave të tij të përhershme. Në respekt jo të kryeministrit të vendit, i cili tashmë e ka marrë pozicionin e gënjeshtarit ordiner, i cili mendon se duke hedhur gënjeshtra të mëdha do t’i zërë fytin dhe do të hutojë shqiptarët.

Në respekt vetëm të qytetarëve shqiptarë do të tregoj sot as më shumë e as më pak se çfarë ka thënë e çfarë ka deklaruar ky mashtrues për këto aeroporte pafund imagjinarë, që u tregon njerëzve për orë të tëra si përrallat pranë zjarrit.

Për aeroportin e ri të Kukësit, aeroport i cili ju e dini që nuk punon. Në 31 tetor të vitit 2018, Edi Rama në Facebook me shumë dashuri, çfarë thoshte më 31 tetor: “Aeroporti i ri i Kukësit dhe një paralajmërim: mos përgojoni 3D se sot një vit në realitet do të jetë më i bukur se këtu, 31 tetor 2018.”

Pra aeroportin sipas këtij mashtruesi do ta kishim në 31 tetor të vitit 2019. Jemi në tetor të vitit 2020 dhe aeroporti nuk ka përfunduar e nuk përfundon në vitin 2020. Por çfarë ka thënë tjetër për aeroportin e Kukësit që gënjeshtarin ta zbërthejmë deri në fund.

Në kohën kur banorët me shumë të drejtë protestonin për taksën e rrugës së kombit në komunikimin e tij virtual nga zyra sepse kishte frikë ti takonte banorët. Pikërisht në prill të vitit 2018, fjalë për fjalë meqë dëgjoni këto deklarata, që do vinë do marrë ca demokratë do ti sjellë ca thoshte atëherë në prill. Aeroporti i Kukësit thotë Edi Rama do të hapet procedurat kanë filluar, jam shumë optimist thotë Edi Rama jo unë, që në këtë vjeshtë aeroporti do të fillojë të jetë operativ, jam shumë optimist që në festat e fund vitit kuksianët që do të vijnë nga jashtë do të vijnë përmes këtij aeroporti. Pra do të vinin kuksianët që punojnë jashtë vendit në festën e Vitit të Ri 2018 nga aeroporti i Kukësit. Sot jemi në tetor të 2020 dhe ju e dini që aeroport nuk ka gjëkundi, është thjesht dhe vetëm për t’u kuptuar sesa i pacipë është për gënjeshtrat e tij, po çfarë thoshte më tutje. Ky aeroport i Kukësit i cili do mbaronte në tetor të vitit 2018 do të sjellë zhvillim dhe do të punësojë 12 mijë njerëz, aeroporti i Kukësit do të punësonte 12 mijë njerëz, 4 herë më shumë aeroporti i Kukësit sesa aeroporti Leonardo Da Vinçi i Fiumicinos në Romë, ku qarkullojnë mbi 40 milionë pasagjerë i cili ka 3377 punonjës. Ky i Kukësit sipas këtyre gënjeshtrave të Edi Ramës që s’ka cipë, binduni që nuk ka cipë. Shikojeni kur të dali në televizor e thoni, u doli gënjeshtari kemi rubrikën e gënjeshtrave ka qenë dhe një roman të Ismail Kadaresë. Pra do të punësonte 12 mijë ky aeroporti.

Më tutje, ja çfarë thoshte për aeroportin e Vlorës, në 17 janar 2018 Edi Rama me gojën plot thoshte kemi kërkesë zyrtare për aeroportin Kombëtar të Vlorës që deri në qershor hapej kantieri. Më 10 nëntor disa muaj më mbrapa deklaronte prapë vitin e ardhshëm do të nis ndërtimi i aeroportit, ai do të bëhet brenda mandatit, pra brenda mandatit mbaronte mandati i Vlorës, aeroporti i Vlorës nuk është gjëkundi.

Sot na thonë që kemi patur problem dhe na pengoi pandemia, po mirë po ky deklaroi se do ta hapte këtë brenda 2019, e di i madh dhe i vogël që pandemi nuk kishte në vitin 2019, ajo u shfaq në mars të 2020. Këta janë një bandë gënjeshtarësh të cilët janë të pacipë, ti dini ju të nderuar qytetarë se unë i di mirë. Po kur është i sinqertë? Është shumë i sinqertë, nuk ja hamë dot hakun, është i sinqertë kur derdh lek më lek për koncesionet dhe ka planifikuar që vitin tjetër të japi dhe shumëfishin e tyre. Po është i sinqertë Edi Rama, kur jep miliona euro për incerenatorë, të cilët nuk ndërtohen fare, nuk ekzistojnë, por milionat i kanë gllabëruar. Kur ngre incerenatorë me fuqi 3 herë e ca më të mëdha sesa janë të gjithë nevojat e Shqipërisë e mbeturinat e Shqipërisë, duke qëndruar edhe ndesh, ballë për ballë në të kundërt të asaj që thotë Bashkimi Europian, që incerenatorët duhet të jenë zgjedhja e fundit në të gjithë mënyrën sesi trajtohen mbetjet. Pra ky i bën edhe 3 herë më të mëdha se nevojat e Shqipërisë, a thua se Shqipëria do të bëhet 10 milionë banorë.

Po për çfarë arsye? Sepse kishin në mend importin e mbeturinave, atë që firmosi në zyrë sa hyri në 2013, atë që zhbëri, sepse e zunë interesat e mafies së plehrave për fundi dhe e detyruan në këtë mënyrë.

Po përse është i sinqertë dhe përse u jep dhe qindarkën e fundit në kohë, që të mos ju mungojë oligarkëve? E bën sepse në të njëjtën kohë ky nuk ka para për të trajtuar çështjet e Covid-it. Nuk ka, dhe i detyron mjekët e u thotë: “Prini çarçafët e bëjini maska. Prini rrobat e bëni maska.” Maska, maska, maska, e është shumë i lumtur që imponon maskat. Çfarë ka bërë me maskat? Po maskat e kanë arritur një sukses, kanë rritur gjobat, por nuk kanë ulur numrin. Sepse numri dje arriti 301, më i madhi numër i të prekurve nga Covidi që në fillimet e pandemisë, e më i madhi pikërisht në javën kur janë vënë maskat. 1150%, 11 herë e gjysëm është rritur numri. Pra maskat arritën një rezultat të shkëlqyer, rritën gjobat, por nuk ulën numrin e të infektuarve.

Sigurisht nuk ka para për naftëtarët, jo nuk ka. Kompanive të naftës, 60 milion euro ua fal detyrimet dhe nuk ua merr, ndërsa pak para që duhen që gra të nderuara, gra që janë robtuar në punë, me një shëndet të dobët për shkak të një pune të rëndë që kanë përballuar gjithë jetën, që kanë të bëjnë vetëm më bukën e gojës së fëmijëve, për ta nuk ka. Nuk kam çelës magjik thotë, çelësin magjik unë e kam vetëm e vetëm për oligarkët. Për ata ka çelës magjik, ka para, nuk preken, paguhen incerenatorët edhe ndërkohë që njerëzit janë në grevë urie.

Por sigurisht që për të gjitha këto situata nuk mund të ketë para dhe duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarët, nga i pari te i fundit, që të drejtë që të thonë nuk e njohim mashtruesin Edi Rama nuk ka. Mashtrimet e tij janë aty, në çdo 4 vjeçar përpiqet të thotë mashtrimin gjigand të radhës, i cili nuk realizohet, nuk zbatohet kurrë, por shkon me idenë që këta janë ca njerëz që nuk kuptojnë e unë mund t’i gënjej. Sot jemi këtu, sot, nesër, pasnesër, ditën, natën, 24 orë për të demaskuar këtë bashkim negativ, të lig, të poshtër, tradhtar dhe anti atdhetar të gënjeshtrës, tradhtisë kombëtare dhe hajdutërisë shtetërore. Ju faleminderit të gjithëve!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.