MSH raportoi se vdiq nga Covid/ Familjarët: 61 vjeçari nuk ishte me koronavirus, por vuante nga …

0
84

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se mes katër pacientëve që kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit si pasojë e Covidit është edhe një 61-vjeçar nga Saranda.

Por miqtë e tij kanë reaguar duke hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë duke thënë se nuk kishte asnjë shenjë të Covidit kur u dërgua në spital.

Në një prononcim për Saranda Web, thonë se 61-vjeçari vuante nga diabeti dhe se vetëm ditën e djeshme u transportua drejt spitalit për shqetësimet nga diabeti, pasi kryente çdo ditë insulina.

Mbetet ende mister nëse janë marrë tamponat e familjarëve të 61-vjeçarit, të cilët duhet kanë qenë në kontakt me të dhe sipas rregullave për të ndalur përhapjen e Covidit duhet të izolohen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here