Marrëdhëniet e fqinjësisë me poturre nacionaliste, atlete kineze e kollare të sajuar?!

0
106

Nga Prof. Dr. Kastriot islami –

Së pari, pas deklarimeve të djeshme, më shumë politike dhe shumë pak ose aspak juridike, nuk është ende e qartë për publikun, madje as për ekspertët, se cfarë do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare nga Shqipëria e Greqia. Një marrëveshje e arritur mes palëve që ka shumë pika të mirëkuptuara por edhe disa qëndrime të dikskutueshme për pak pika të tjera, për të cilat do të kërkohej vendimarrja e një Gjykate Ndërkombëtare? Apo thjesht qëndrime për të cilat palët nuk bien dakord për shkak të interpretimeve të ndryshme të Konventave të OKB? Për këtë duhen pyetur vetëm ekspertët e të drejtës ndërkombëtare… Sepse propozimi i Ramës është ende minimalisht i papërcaktuar dhe i paqartë, qoftë edhe për ekspertët e të drejtës ndërkombëtare. Dhe i pakonsultuar, qoftë si ide, as me Kushtetutën, as me Presidentin e Shqipërisë e ndoshta edhe as me institucione apo dokumenta të të tjerë të rëndësishëm ligjorë.

Së dyti, palët nuk sqaruan apo saktësuan se në cilën Gjykatë Ndërkombëtare konkrete do ta cojnë këtë cështje. Kjo tregon të paktën se Rama është ende i papërgatitur për të rënë dakord se në cilën Gjykatë Ndërkombëtare do ta conte këtë cështje! Pra duket se ka një nxitim për një deklarim për interesa kryesisht politike sepse realisht zgjidhja reale është ende larg, aq sa është e pamundur të saktësohet se në cilën Gjykatë Ndërkombëtare do të dërgohej cështja. Pra duket se ka më shumë një nxitim politik për të bërë një deklaratë sesa për të shkuar me punë sistematike drejt një zgjidhjeje…

Së treti, është e vështirë të mos arrish në përfundimin se palët dolën tejet të “kënaqura” politikisht duke deklaruar atë që kishin vendosur larg kamerave. Rama tentoi të kompensonte nacionalizimin e tij të shtirrur, bazuar në vendimin e GJK të cilin për më tepër e kishte sponsorizuar tërësisht vetë me retorikë dhe poturre e kollare “nacionaliste”. Kurse pala greke, tentoi të tregonte se ndryshe nga cndodh me Turqinë, Greqia di te merret vesh me fqinjët…

Thënë më “popullorce” Greqia arriti të realizonte një synim politik të mirëpërcaktuar, por jo vetëm. Kurse Rama erdhi në këtë vëndimarrje, i nxituar, i papërgatitur dhe i paqartë, pas shumë sjelljesh/veprimesh tipike të një nacionalisti aguridh me poturre e atlete që dje u shfaq me kollaren e mashtrimit, por edhe lojrash të rrezikshme diplomatike me Greqinë, por jo vetëm. Madje edhe pas veprimesh deri arrogante me Greqinë, duke u detyruar së fundmi të shndërrohej në një lëpirës të neveritshëm për të gjithë pa përjashtim, përvec kupolës së sektit të tij…

Rama u mburr se e bëri vetë propozimin, që me shumë gjasa do të rimerret e do të trajtohet nga qeveria e ardhshme e pas 25 rillit 2021, duke kaluar këtë cështje përmes një shfaqje cirku me 3 akte. Në aktin e parë, me poturre ai do të luante rolin e një “nacionalisti aguridh” kundër dërgimit të cështjes në Gjykatën Ndërkombëtare, madje duke sponsorizuar fuqimisht rrëzimin e marrëveshjes në GjK, thjesht dhe vetëm për interesa të pushtetit të tij personal dhe duke sulmuar të gjithë kundërshtarët si tradhëtarë. Në aktin e dytë, me atlete, ai do të tërhiqej me heshtjen e tij atipike tërësisht nga vendimi i tij i GjK, duke promovuar dërgimin e marrëveshjes në Gjykatën Ndërkombëtare dhe duke e shitur këtë veprim, proeuropian, por duke sulmuar ndërkohë si antieuropianë e anti-integrim të gjithë ata që i përmendnin rolin e nacionalistit aguridh në aktin e parë. Në aktin e tretë, me kollaren e e sajuar, ai do të mburrej edhe si nacionalist që po luftonte për sovranitetin e Shqipërisë, por edhe si proeruropian, si propozuesi i një zgjidhjeje të moderuar, pa harrur të ofendojë e të akuzojë e ofendojë ata që ja kujtojnë se cfarë rolesh klouni ka luajtur në aktin e parë e të dytë…

Rama me këtë rast s’harron të luajë edhe rolin e gaztorit në një shou tipike estrade. Ai flet për angazhimin e tij për heqjen e ligjit të luftës, një humor i zi që është për të qeshur e për të qarë. Sepse së pari, pala shqiptare s’ka patur dhe s’ka asnjë përgjegjësi apo rol për vendimet juridike të palës tjetër, as mund ti heqë dhe as ti abrogojë ato. Së dyti, kjo është një cështje e mbyllur përfundimisht me firmosjen e Traktatit të Miqësisë në 1996 mes dy vëndeve dhe me praninë e të dy vëndeve në NATO. Thënë më shkoqur gaztori i Surrelit kërkon të ballancojë luhatjet e pashoqe në marrëdhëniet me Greqinë, me angazhimin artificial për zgjidhjen e një cështjeje që s’ekziston as moralisht e as politikisht me dy vëndeve, se nuk mund të ketë marrëdhenie e takime miqësore mes dy vëndesh në luftë! Dhe s’i takon Shqipërisë!

Gjykoj se Rama duhet goditur për mungesë serioziteti dhe luhatje të qëllimshme në trajtimin e një cështjeje që këtë rradhë e trajtoi ndryshe! Në 2016 Rama do të deklaronte se “ska kthim prapa për cështjen camë, dhe zgjidhja e saj është vetëm cështje kohe”…madje për këtë qasje, jo vetëm do të potenconte ish-ministrin e tij por do të sponsorizonte edhe “mikun e tij Hahn” që ai ta ngrinte këtë cështje në Bruksel… Duke shkaktuar reagimin e palës greke, por duke menduar se kjo ishte rruga e duhur për të fituar pikë brënda vëndit por edhe tek miqtë e tij, armiq të palës greke. Kurse dje heshti, pa e sqaruar përse s’tha të paktën ato që kishte thënë me zë të lartë më parë, ndërkohë që pranë zyrës së tij zhvillohej një protestë! Thënë më shkoqur për shqiptarët e ndërkombëtarët: Rama për interesat e pushtetit të tij personal, është gati të hiqet herë si nacionalist i flaktë por në fakt qesharak dhe herë të kthehet në lëpires të neveritshëm qoftë edhe me heshtjen e tij atipike…Dhe kështu ti ngullë thikën pas shpine kujtdo!

Duke qënë gjithnjë kundër acarimit të marrëdhënieve të fqinjësisë, madje duke kërkuar avancimin e shëndetshëm, të ndershëm dhe reciprok të marrëdhënieve me fqinjin tonë, anëtar i NATO dhe i BE, por edhe në ndërlidhje me shumë fije, më konkretisht të minoritetit e të emigrantëve të shumtë, por jo vetëm, s’mund të mos e cilësoj të gjithë këtë sjellje, plot ulje e ngritje, herë agresive anti-greke e herë lëpirëse, diletante e infantile. Duke kujtuar ndërkohë se marrëdhëniet me jashtë s’janë as cështje batutash, as gallate, e as lojra fjalësh; aq më pak të një marketingu me atlete, poturre apo kollare. Apo aq më pak, herë si nacionalist agresiv e herë si lëpirës i neveritshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here