Standard.al

Flet nga universiteti Amerikan, profesori: Sa për detin: si mund të shkohet në gjykatën e Hagës me një vend që ka ende në fuqi ligjin e luftës

0

 

 

Studiusi e shkrimtari, Gazmend Kapllani ka reaguar në rrjetin e tij social mbi vendimin e qeverisë shqiptare për marrëveshjen e detit me Greqinë. E ka quajtur teatër absurd faktin që Greqia ka pretendime territoriale, po aq sa dhe gatishmërinë e politikës shqiptare për t’ja “dhuruar” detin vendit fqinjë, kur ende është në fuqi ligji i luftës, dhe ccamët denigrohen sa herë vjen puna në kalimin e kufirit apo kërkesën e tyre për rikthimin e pronave. Ja si e shikon këtë ccështje studiuesi dhe profesori i universitetit në Amerikë, z. Kapllani në facebook: “Ne fakt Shqiperia duhet te kishte shkruar ketu e vite ne Gjykaten e Hages dhe Gjykaten Europiane te te drejtave te Njeriut: te denonconte Ligjin absurd te Luftes qe Greqia mban ende ne fuqi me Shqiperine. Mbi te gjitha ndalimin dhe poshterimin e qytetareve shqiptare me origjina Came ne kufi, ne baze thjesht te emrit dhe mbiemrit; asnje vend tjeter ne Bashkimin Europian nuk ka lista personash te pafajshem te cilet ndalohen te kalojne kufirin ne baze te etnise dhe origjines. Per mos te folur pastaj per privimin nga nenshtetesia greke dhe sekuestrimin arbitrar te pronave te Cameve dhe te qytetareve te tjere Shqiptare.

Por qe te behet dicka e tille kerkohen politikane me mentalitet tjeter, brum tjeter, dinjitet tjeter.

Hajni nuk behet dot patriot as kozmopolit.

Hajni mbetet hajn dhe shet e blen interesat e kombit dhe botes sipas interesit te plencit dhe xhepit te vet. Sa per detin: si mund te shkohet ne Gjykaten e Hages me nje vend qe mban ende ne fuqi Ligjin e Luftes? Ne Gjykate shkohet kur dy vende kane pretendime te njejta territoriale ndaj njeri-tjetrit: ndersa ne kete rast kemi vetem nje vend (Greqia) qe ka pretendime territoriale ne zonen e detit ndaj Shqiperise.

Teater absurd.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.