Standard.al

‘Deti’ në drejtësinë ndërkombëtare/ Pollo: Hagës i duhen mesatarisht 2 vite për t’a trajtuar, ja çfarë ka humbur Shqipëria…

0

Ish-deputeti dhe ministri i PD, Genc Pollo i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 e ka cilësuar dakordësinë Shqipëri- Greqi për ta çuar detin në drejtësinë ndërkombëtare si zgjidhjen e duhur, por të vonuar.

Pollo thotë se Shqipëria ka humbur  7 vite prej Ramës që i çonte Greqisë propozime të dyshimta dhe të paqarta. Më tej ai thotë se dëmi i vetëm i Shqipërisë është vonesa 7-vjeçare ndërkohë që PD ka 8 vite që e ripërsërit.


Për Pollon ,Rama ka kopjuar sërish propozimin e PD teksa shton se kjo qeveri deri më sot nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Greqinë.

Ai hedh hipotezën se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës mund të japë një verdikt më të keq për Shqipërinë se marrëveshja e 2009, dhe kjo do të vijë prej rrethanave të ndryshuara. Sa i përket procesit, Pollo thekson se mesatarisht Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës do i duhen rreth 2 vite për të dalë me vendim nga momenti i dorëzimit të kërkesës.

”Çdo marrëveshje ka të mira ose të këqija, ndryshe nuk është marrëveshje. Kudo do japësh e do lëshosh. Marrëveshja e 2009 ishte e arsyeshme dhe Gjykata Kushtetuese për arsye proceduriale e shpalli të pavlefshme. U rrëzua, teksa argumenti i vetëm është do jetë marrëveshja e ardhshme më e mirë apo e keqe, dhe nuk varret me

Rama thotë e ka kërkuar Tirana, të shkohet së bashku në Gjykatën Ndërkombëtare, kjo është vetëm 5% e së vërtetës. 95% është që pasi Rama ankimoi marrëveshjen në GJK, dhe u shfuqizua, ka pasur 7 vite negociata, të konceptuara në mënyrë jo produktive. Marrëveshja e detit u nda në disa shporta, u bashkuan çështje urgjente, me çështje që mund të prisnin. Shpesh në mënyrë provokative u kërkua marrëveshje.

Duhet të kishte thënë çfarë u bë me qasjen 7 vjeçare?

0 marrëveshje për të gjitha çështjet, nga kufizimi detar, në 2013. Dhe që ka vijuar me takime. Cili është bilanci? PD pas rrëzimit të marrëveshjes së detit,  vendim që duhet pranuar, e konsideroi si rrugëzgjidhjen më optimale, dhe të vetmen ndoshta, aplikimin në Gjykatën Ndërkombëtare.U vendos për Hagën. 8 vjet PD ka përsëritur, çojeni në Gjykatë. Është i mirë, apo më pak i mirë, por i vihet vulë.

Zgjidhja është e duhur por e vonuar. Duhet të jemi shumë të pakënaqur, Shqipëria ka humbur prej Ramës 7 vite kot. Mund të ishte çuar 7 vite më parë, sot do ishte përfunduar.

Greqia dhe ministri i jashtëm, Dendias thotë se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E kishte të qartë Greqia kur u rrëzua. Deti që ka Greqia me Shqipërinë është ndoshta 10% e problemeve detare të saj, dhe i duhet ta kishin. Ata ishin të qartë, por kur Tirana i vinte me kërkesa të paqarta, edhe të dyshimta, me të drejtë ose të padrejtë, për shkak të mostransparencës marrëveshja që kërkonte Rama dhe Bushati është e paqartë.

Çfarë arritën?

Suksesi matet tek marrëveshja, të dyja palët kanë lëshuar dhe marrë. Kemi humbur 7 vite. Unë tani s’mund të jem parashikues dhe fallxhor, dhe nëse tani Greqia është dakord, pse mos ishte 7 vite më parë. Zhvillimet politike në Greqi mund të mos kenë qenë njësoj, por interesi i qeverisë jo. Të ketë një precedent konkret, një çështje të mbyllur, për t’iu dedikuar problemeve me fqinjë të tjerë. Ky ka qenë. Interesi është që ta kemi.

Probabiliteti është që, nëse Rama do i kërkonte në 2013 zgjidhje që opozita në mënyrë konstruktive e formulon që të çohet në një instancë ndërkombëtare. Gjykata e Hagës do japë një vendim që do respektohet. Thejsht janë humbur 7 vjet. Rama kopjon ose merr nga propozimet e PD, kur bëhet fjalë për çështjet fiskale i merr gabim ose përgjysmë. Ajo që ka humbur Shqipëria është kjo 7 vite.

Mesatarisht Haga nga momenti i dorëzimit të kërkesës i duhen mesatarisht për këto çështje 2 vite për t’i trajtuar”- tha Pollo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.