Dalin fotot. Boçi: Rama mori me vete gjenerator në Elbasan, sepse me energjin e inceneratorit do ti ndërpritej fjalimi

0
229

Kryeministri Rama ishte sot në Elbasan, për të treguar që incenatori i ndërtuar në qytet, mban me energji elektrike veten dhe tepricat i shet.

Ish-deputeti demokrat Luciano Boçi ka reaguar në Facebook, dhe e quan këtë gjë, mashtrimin e radhës të Ramës.

Boçi postoi dy foto ku paraqitet një gjenerator i jashtën, i cili kishte si funksion të furmizonte me energji elektrike fjalimin e kryeministrit. Sipas ish-deputet, energjia e inceneratorit nuk e mban dot në punë atë, dhe jo më të shesë energji elektrike.

Postimi i Lucioano Boçit në Facebook:

INCENERATOR ME GJENERATOR
Rama ka bërtitur fort që inceneratori i Elbasanit prodhon energji. Mban veten madje dhe shet, kundërshtonte ai në Opinion.
Dhe meqënëse këtë e ka të sigurtë fare, në vizitën e tij në inceneratorin korruptiv që prodhon me demek energji, merr me vete gjenerator për të pasur energji me vete që të mos i ndërpritet fjalimi mashtrues i rradhës për inceneratorin çudibërës.
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra – thotë populli.
Mashtrimi i Ramës ka gjenerator me vete!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here