Çollaku: Politika e jashtme e Ramës katastrofë, ka ulur shkallën e nivelit dhe influencës në Ballkan

0
144

I ftuar në Ora News, anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku u shpreh se qeveria Rama në këto 8 vite ka dështuar me politikat e jashtme.

Ai tha se vendi ynë ka qenë një faktor stabilizues në rajon dhe shtoi se në raport me Greqinë kemi qenë vetëm pritës në lidhje me kërkesat e kësaj të fundit.

Çollaku: Në këto 8 vite qeverisje të Ramës politika e jashtme është një katastrofë e plotë nga të gjitha anët. Ka një degradim total, ka ulur shkallën e nivelit dhe influencës në Ballkan. Shqipëria ka qenë një faktor stabilizues në proceset integruese. Po ashtu ka shkaktuar edhe problematike lidhur më çështjet e shqiptarëve në rajon. Në raport me Greqinë në këto vite, raportet tona kanë qenë me ulje ngritje.

Ne kemi një problematikë me Greqinë dhe sjellje jonë me këtë vend ka qenë disi pritëse. Ne prej 30 vitesh sillemi në raport me kërkesat e palës greke. Ndërkohë Greqia ka kërkuar dhe ka pasur pretendime lidhur me vendin tonë, qysh nga kufiri i detit deri te minorancat. Mendoj se këtu ka një anomali në marrëdhëniet tona. Fjala kyçe në këtë pikë është reciprociteti.

Për Çollakun, ne kemi kërkuar shumë pak gjëra në raport me Greqinë, duke shtuar se kërkesa të tilla do të përbënin një marrëdhënie të shëndetshme.

Çollaku: Ne vetëm patentat kemi kërkuar në raport me Greqinë që është një kërkesë shumë e vogël. Ne kemi çështjen çame. Sigurisht Greqia ka të drejtë të kërkojë të drejta për minoritetin grek këtu, por edhe ne kemi të drejtën të bëjmë të njëjtën gjë. Kjo do të ishte një marrëdhënie e shëndetshme. Ne jemi fqinj për mijëra vite me Greqinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here