Standard.al

Boiken Abazi: Edi Rama po bëhet gati të kryejë tradhti kombëtare me çështjen e detit dhe Greqinë

0

Protesta kundër vizitës së ministrit të jashtëm grek ishte e domosdoshme për të tërhequr vëmendjen ndaj veprimeve qeveritare që mund të përfundojnë në tradhti kombëtare”, ka thënë Boiken Abazi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Për Euronews Albania, Abazi ka shpjeguar se, pala greke po negocion me kryeministrin shqiptar Edi Rama në mënyrë të fshehtë pasi pretendime të tilla nuk i bën dot zyrtarisht, sepse do të hidheshin lehtësisht poshtë nga e drejta ndërkombëtare e detit dhe Shqipëria.

Sipas tij, pala greke në bashkëpunim me kryeministrin shqiptar Edi Rama do ti shpallë zyrtarisht pretendimin e saj, në të njëjtën kohë me shpalljen e pranimit të këtij dokumenti nga pala shqiptare dhe më pas kjo të çohet në gjykatën ndërkombëtare.

“Greqia ka 11 vjet që nuk e shpall vendimin me shkrim, por e bën vetëm me gojë.

Kjo është loja e pisët e Greqisë dhe kryeministri Rama ka lëshuar pe. Arrestimet e djeshme nuk kanë ndodhur kot, ai po tregon se është i gatshëm të shkojë shumë larg për të kënaqur Greqinë. Ne kemi një kryeministër që po bëhet gati të bëjë tradhti kombëtare,” deklaroi Abazi.

Abazi komentoi edhe shoqërimin e tij në polici, duke thënë se jemi përballë një shteti policor që po shfrytëzon gjendjen e rëndë ekonomike dhe pandeminë.

Ai bëri thirrje për protesta masive ndaj mënyrës si qeveria shqiptare po e trajton çështjen detare me Greqinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.