BE-ja i kërkon Britanisë të marrë vendim për marrëveshje eventuale tregtare

0
137

Bashkimi Evropian i ka thënë të mërkurën Britanisë që të analizojë mirë gjërat rreth çështjes së Brexitit, duke e hedhur topin në anën e Londrës, me qëllim të rinisjes së bisedimeve tregtare, meqë kanë mbetur edhe gati 10 javë për marrëveshje potenciale.

Blloku evropian dhe Britania i kanë bërë thirrje njëra-tjetrës që të bëjnë kompromise dhe të anashkalojnë ndarje të keqe, e cila do të mund të rriste krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

“Koha është e shkurtër dhe ne jemi të gatshëm të negociojmë 24 orë, shtatë ditë në javë, për të gjitha temat, tekstet ligjore. Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë një vendim dhe ajo është zgjidhje e tyre e lirë dhe sovrane”, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel para Parlamentit Evropian.

Ai ka thënë se përgjigjja e Britanisë do të përcaktojë nivelin e qasjes së saj në tregun e brendshëm të BE-së me 450 milionë konsumatorë. Shefi negociator i BE-së për Brexit, Michel Barnier i ka thënë Parlamentit se marrëveshja ende ka mundësi të arrihet.

“Koha është thelbësore.. bashkë me homologët tanë britanikë, ne duhet të gjejmë zgjidhje për fushat më të vështira”, ka thënë Barnier. Londra ka refuzuar të vazhdojë negociatat e plota, duke thënë se BE-ja duhet të “ndryshojë në mënyrë thelbësore”, qëndrimin e saj.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here