Standard.al

Aktori i njohur i Hollivudit diagnostikohet me kancer

0

Aktori i njohur amerikan, Jeff Bridges ka njoftuar përmes rrjeteve sociale së është diagnostikuar me kancer.

“Edhe pse është fjala për sëmundje serioze, jam i lumtur sepse kam një ekip të shkëlqyer mjekësh dhe prognoza është e mirë”.

“Po filloj me mjekimin dhe do t’ju njoftoj për shërimin tim”, ka shkruar aktori fitues i çmimit Oscar, i cili është diagnostikuar me limfomë.

Limfoma është kancer i një pjese të sistemit imunitar të quajtur sistemi limfatik. Janë shumë forma të limfomave, një prej tyre quhet limfoma Hodgkin, kurse tjerat limfoma non-Hodgkin që fillojnë kur qelizat e bardha të gjakut të quajtura limfocitet T ose limfocitet B, bëhen anormale.

Karriera hollivudiane e 70-vjeçarit zgjat qe gjashtë dekada, ndërsa ai ka luajtur në më shumë se 70 filma, duke përmendur “True Grit”, “Seabiscuit”, “The Big Lebaowski” e “King Kong”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.