Ylli Rakipi ‘plas’ bombën: Një koleg i njohur i medias me ndërhyri të mos transmetoja emisionin kundër inceneratorëve!

0
179

Gazetari Ylli Rakipi ishte i ftuari i Adi Krastës në programin e tij në SYRI TV, ku komentoi çështjen e aferës së inceneratorëve. Ai foli për një puntatë të emisionit ‘Të Paekspozuarit’, ku është folur për këtë çështje.
“Kemi realizuar një program për inceneratorët më 30 nëntor të vitit 2017. Është programi ‘Në mbretërinë e pasur të plehrave’.

Ai komentoi edhe pamjet e paraqitura në atë emision të inceneratorit të Elbasanit.
“Tani atje në Elbasan është vendosur një teneqe, e ka marrë një emër. E bukura është se asnjë nuk kishte përgjigje se nga vjen kjo pajisje. Më kishte rastisur që të shihja në Danimarkë një fabrikë të jashtëzakonshme plehrash. Janë pajisje të jashtëzakonshme. Por kur merret një teneqe e vihet diku, atëherë ky është problem tjetër. Në këtë program paraqitëm qartësisht se çfarë ishte kjo aferë, e cila i bënte më shumë keq ambientit,” tha Rakipi.
Ai deklaroi se një koleg i tij, një njeri i njohur i medias, i kishte kërkuar që të mos e transmetonte emisionin.
“Ne e përgatitëm këtë emision dhe më erdhi një njeri i njohur i medias, një koleg dhe me kërkoi takim. Befas ai më kërkoi që të mos publikoja këtë emision në televizion. Ua thashë kolegëve të mi, Fatos Lubonjës dhe Andi Bushatit këtë dhe fillimisht nuk më besuan. Më pas më besuan,” tha Rakipi.
I pyetur nëse kolegu i tij ia kishte kërkuar diçka të tillë për shkak të miqësisë, apo si shkëmbim për ndonjë favor, Rakipi tha: “Të gjitha bashkë”.

Yli Rakipi e tha, por nuk e nxori emrin e gazetarit të njohur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here