Vizita e Dendias/ Arian Çani: Rama do duhet të zgjedhë mes Greqisë dhe vëllait të tij Erdogan

0
118

Gazetari i njohur në Arian Çani i ftuar ne Open bëri një analizë të takimit të Dendias me Ramën. Sipas Çanit kjo nuk është një marrëdhënie mes mes Tiranës dhe Athinës, por është edhe Turqia në lojë.

“Nuk e shikoj si një marrëdhënie në çift, mes Tiranës dhe Athinës. ATy është edhe vëllai i madh Ii Ramës, Erdogan. Këtu është një marrëdhënie mes Shqipërië, Greqisë dhe Turqisë.

Rama aktualisht po luan me të dyja palët. Pra po hedh gurët. Mban mirë më Greqinë dhe nga ana tjetër i shkel syrin Erdoganit duke thënë Ejvallah. Por pas shkeljes së syrit, vjen edhe një lloj presioni mbi Erdogan që Turqia të bëjë investimet e premtuara. Por deri më 25 prill nuk ndodh asgjë. Rama në këtë rast është biznesmen dhe jo kryeministër. Unë them se kështu nuk mund të vazhdojë gjithmonë, pasi Rama do duhet të zgjedhë mes Greqisë dhe vëllait të tij Erdogan”- tha Çani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here