Standard.al

Tiranë/Motorri perplas të moshuarën. Dëmtohet rëndë 75 vjeçarja

0

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident  në Tiranë.

Një motoçikletë  e drejtuar nga shtetasi me iniciale K.N., në rugën “Tre Dëshmorët” ka përplasur një zonjë të moshuar duke e dëmtuar atë rëndë. E aksidentuara V.Z. është dërguar në spital për të marrë shërbimin mjeksor, dhe gjendja e saj është e rëndë.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, mjeti motorr me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.