Sanitarja me Covid, mbyllet kopshti…

0
81

ISHSH në Fier i ka vënë drynin kopshtit numër 3, duke dërguar në shtëpi fëmijë, edukatore e gjithë personelin ndihmës, pasi një sanitare e tij ka rezultuar pozitive me Covid.

Stafi i kopshtit me drekë, ka njoftuar këtë të martë prindërit që të shkojnë e të marrin fëmijët e tyre, pas daljes së përgjigjes së tamponit të njërës prej sanitareve, e cila ka rezultuar pozitive ndaj virusit.

Sanitarja është vetëkarantinuar. Deri më tani, asnjë fëmijë apo pjesëtar tjetër i stafit nuk raportohet të ketë paraqitur simptoma të  Covid. Ndërkohë, mbyllja e kopshtit për një javë, është bërë si masë sigurie për të parandaluar një rrezik infektimi nga Covid.

Ambientet e kopshtit janë dezinfektuar. Më parë në Fier, u mbyll edhe çerdhja  nr.4, ku një pjesëtare e stafit rezultoi me Covid.

Kjo çerdhe pritet të rinisë aktivitetin më datë 21 tetor, duke qenë se nuk ka pasur të tjerë persona të prekur nga virusi.

Fieri vijon të mbetet një vatër e nxehtë dhe rastet pozitiv me covid gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar në institucione shtetërore e private, por edhe në radhët e pensionistëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Qarku Fier ka 419 raste aktive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here