Reagon i revoltuar Idrizi: Shpresoja që shishja e ujit ta zinte në kokë ministrin grek, mbase do të…

0
99

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për gjestin e tij ditën e sotme ku tentoi që të sulmojë me shishe uji eskortën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias.

Idrizi thotë se shpresonte që ajo shishe ta kapte në kokë Dendiasin që të freskohej ndoshta meqë sot në Tiranë është vapë.

Më tej ai reflekton për këtë akt duke theksuar se ishte akt emocional dhe duhet të kërkojë ndjesë por ajo është më e pakta që mund të bënte në mënyrën se si po sillet Policia shqiptare dhe vetë Greqia.

”Sa herë duan për mitingjet e tyre, asambletë e tyre të lejohen, në këtë raste jo. Megjithëse i

Sigurisht që në raste të itilla, e them me plot gojë, në kushte të tilla, për të na penguar, për të adresuar qeveritarët tanë, bazuar mbi Kushtetutë ne e kemi vazhduar protestën, organizatori jam unë. Jo t’i merrnin

Ishte veprim emocional, padyshim, në kushte normale nuk duhet ta kisha bërë. Po ju them në emër të shqiptarëve të Çamërisa, nga mënyra si po sillet, shishja e ujit ishte gjëja më e paktë.

Përballë mijëra shqiptarëve të Çamërisë, janë 3 mijë veta të vrarë nga eksodi biblik, mijëra të shpërngulur bashkë me babain tim. Pavarësisht se nga pikëmaja qytetare duhet të kërkoj ndjesë. Shumë dhimbshme për një anëtar të Çamërisë e diskutum jo e harruam, është lëndim i dytë. Ne jemi rritur me tregimet e gjyshërve, jemi rritur me gjenocidin etnik dhe atë  masakër. Sigurisht që është e papranueshme, si mund t’i thonë një anëtari të Shoqërisë ‘’Çamëria’’ harrojeni, nuk ekzistoni. Kjo është një çështje për gjithë shqiptarët. Ta zinte në kokë ministrin ajo shishja e ujit, mbase do freskohej njëçik meqë është dhe vapë.”- tha Idrizi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here