Standard.al

Qeveria nuk tërhiqet nga PPP-të: Në buxhet parashikohen 14.5 mld lekë për 13 kontrata, përfshirë dhe inceneratorët

0

Pagesat për 13 kontratat koncesionare pritet t’i kushtojnë Buxhetit të Shtetit 14.5 miliardë lekë sipas parashikimeve të projekt buxhetit të vitit 2021.

Vlera më e lartë prej 4.1 miliardë lekë është parashikuar të jepet për rrugën e Arbrit, e cila është në ndërtim e sipër.

Vlerë kjo e raportuar në rritje pasi gjatë këtij viti pagesa për të ishte në shumën e 1.6 miliardë lekëve.

Katër koncesionet e shëndetësisë priten të marrin së bashku 4.6 miliardë lekë.

Sterilizimi është më i kushtueshme me një faturë prej 1.7 miliardë lekësh e më pas ai laboratorëve me 1.28 miliardë lekë.

Për checkup-in janë parashikuar pagesa në vlerën e 876 milionë lekëve, ndërsa për dializën rreth 780 milionë lekë.

Pavarësisht përplasjeve të ditëve të fundit për punën e incineratorëve, qeveria ka parashikuar në vitin që vjen 2.2 miliardë lekë.

Shifrën më të lartë e merr koncesioni për landfillin e Tiranës me një vlerë prej 1.38 miliardë lekësh, me rreth 407 milionë lekë më shumë se këtë vit.

Rritje e pagesave është parashikuar edhe për Fierinme  752 milionë lekë.

Ministria e Financave bën të ditur se shërbimi i skanimit në dogana parashikohet të marrë rreth 1.6 miliardë lekë pagesa.

Vitin e ardhshëm  parashikohet që të fillojnë punimet edhe për dy projekte të reja koncesionare në fushën e infrastructures, rruga Milot-Balldre e cila pritet që të marrë 65 milionë lekë dhe rruga Orikum-Dukat me 394 milionë lekë. /Ora News

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.