Padia e PD-së ndaj Lefter Kokës, reagon Kryemadhi: S’mbajmë përgjegjësi për askënd që do të pasurohet në kurriz të qytetarëve…

0
82

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me padinë e depozituar nga Partia Demokratike për Lefter Kokën, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

E pyetur në lidhje me këtë çështje, Kryemadhi tha se LSI-ja nuk mban përgjegjësi pasi nuk ka qenë palë në asgjë.

Ajo shtoi gjithashtu se Koka, ka tentuar që të futet dhe në strukturat e partisë së LSI-së në mënyrë që ata të heshtnin, por që kjo gjë, nuk është bërë sipas Kryemadhit.

“LSI-ja do të mbante përgjegjësi nëse do të ishte palë, ka qenë zoti Petrit Vasili ai që ka kundërshtuar i pari inceneratorët. Koka ka tentuar që të ndërhyjë dhe në strukturat e partisë, që ne të heshtnim për këtë çështje.

Unë do ju kujtoja para dy viteve, kur Monika Kryemadhi ka qenë në krye të protestës në Verri të Fierit. Nuk bëjmë kompromis me askënd që do të shtojë pasurinë e tij në kurriz të qytetarëve,”– tha Kryemadhi.

Partia Demokratike depozitoi një ditë më parë padinë në SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Mes të paditurve ishte edhe Lefter Koka, si ish-ministër i Mjedisit.

Bashkë me kryeministrin Edi Rama, Kryebashkiakun Erion Veliaj, Arben Ahmetajn si ish-ministër të financave, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, akuzohen nga Partia Demokratike për veprat penale: “grup të strukturuar kriminal”, “shpërdorim detyre”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Me anë të kësaj padie, PD-ja kërkon pezullimin e ushtrimit të detyrës publike për të akuzuarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here