Koncesionet/ Lapaj: Ç’qënkan këta 19-vjeçarë që bëhen miliarderë nga mëngjesi në darkë?!

0
89

I ftuar në Tempora ku po diskutohet mbi koncesionet dhe PPP-të e kësaj qeverie, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se, tashmë pushteti i ka shtrirë tentakulat e saj në të pushtetet, përfshirë edhe drejtësinë, duke mos e lë[në as të marrë frymë.

Adriatik LapajKëtu nuk bëhet fjalë për problematika të drejtësisë por të politikës. Politika i ka hedhur tentakulat, kur them politika i referohem pushtetit tashmë, aq fortë, aq fuqishëm e aq në thellësi sa është e pamundur që organet të funksionojnë. Është bërë si ai kanceri malinj që i ka prekur të gjitha organet. Nuk i le të marrin frymë. Kaq.

Shikoni ngjashmërinë e habitshme mes PPP për sterlizimin ku në një garazh të Beratit, një njeri që kishte punuar në emigrim, çuditërisht me një kapital shumë modest merr një koncesion me dhjetëra miliona euro. Një djalë 19 vjeçar në Unazë të Re 40 milionë euro, një vajzë 23 vjeçe dhjetëra e qindra miliona euro. Çfarë qënkan këta 19, 20, 23 vjeçarë që bëhen miliarderë nga mëngjesi në darkë?! Ne të tjerëve na del qumështi i nënës, punojmë nga mëngjesi në darkë dhe jetojmë me qira

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here