Karantina ‘bashkon’ familjen e pazakontë/ Sportistja jeton me të dashurin, ish-burrin dhe partnerin e tij

0
107

Historia e kësaj familje është e pazakontë por janë të lumtur. Sportistja Rebecca Adlington është izoluar në shtëpi së bashku të dashurin e saj, ish-bashkëshortin dhe vajzën e tyre, si edhe të dashurin e ish-burrit.

Fituese e medaljes së artë olimpike, ndau një foto ku shfaqet e buzëqeshur krah ish-burrit, Harry Needs, partnerit të tij Michael Gunning, 26 vjeç dhe të dashurit të saj Andreë Parsons, 30 vjeç.

Ata po jetojnë së bashku prej gjashtë muajsh, pasi Harry Needs pranoi se ishte biseksual.

31-vjeçarja zbuloi, gjithashtu se është shtatzënë dhe se vajza e saj 5-vjeçare do të bëhej me një vëlla të vogël.

Në një intervistë për The Sun, Rebecca tha se është në pritje të një djali me partnerin e saj të ri Andreë Parsons.

“Kur bëhet fjalë për Summer, jemi të bashkuar. Harry është aq i mirë me të. Më pëlqeu të izoloheshim dhe të kalonim kohë së bashku,”– tha ajo.

Rebecca dhe Harry u ndanë në vitin 2016 pas 18 muajsh martesë dhe kanë një vajzë së bashku.

Harry dhe i dashuri i tij u zhvendosën në shtëpinë e 31-vjeçares, gjatë izolimit në mënyrë që ai të kalonte më shumë kohë me vajzën.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here