Ekzekutoi ndërtuesin në Himarë/ 53-vjeçari nuk shfaq pendesë para gjykatës: E vrava për…

0
130

Ditën e sotme, Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Kliti Lekën, 53-vjeçarin e akuzuar se ekzekutoi biznesmenin Niko Goro në Himarë.

Në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë, autori 53 vjeçar qëndroi i ftohtë, pa shprehur ndjesi pendese, ku me maskë mbrojtëse kundër koronavirusit e veshje sportive, ai u shfaq i qetë brenda kafazit të xhamtë.

Madje përballë akuzës për vrasje, mbrojtjen ia kishte besuar avokatit të caktuar kryesisht nga shteti.

Me dyer të mbyllura përballë gjyqtarit, Arqile Basho, citohet të ketë deklaruar se Niko Goron e vrau për shkak të një konflikti për çështje prone.

Kliti Leka ka thënë se e ekzekutoi ndërtuesin në kushtet e pamundësisë për të marrë apartamentet e pretenduara në një pallat që Goro kishte ngritur në një truall që 53-vjeçari i kishte dhënë.

Konfliktin e pronës, Kliti Leka, e dha edhe në dëshminë e parë, kur u arrestua vetëm një orë pasi vrau biznesmenin në Himarë.

Në atentatin ndaj ndërtuesit mbeti e plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe motra e tij, Eftiqi Qesku.

Kliti Leka u vu në pranga nga policia në zonën e Livadhit, teksa po tentonte të largohej me një makinë, ku iu gjetën një automatik dhe një pistoletë./ oranews/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here