Standard.al

DETI/ Pse Rama pranoi sot Hagën dhe e refuzoi këtë zgjidhje për 7 vite?! Një intervistë e Berishës që na tregon shumë…

0

Greqia dhe Shqipëria ranë sot në dakordësi. Çështja e detit do të zgjidhet nga një palë e tretë, që do jetë Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Ky ishte vendimi i shpallur në konferencën e përbashkët nga kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm grek Dendias.

Pse u rikthye Rama te gjykata ndërkombëtare?

Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, palët u angazhuan për të gjetur zgjidhje në gjykatën ndërkombëtare. Qeveria shqiptare në atë kohë, e drejtuar nga kryeministri Berisha, u përgatit dhe bëri gati dosjen për ta çuar çështjen në Hagë, duke synuar një ndarje të drejtë dhe mbi të gjitha pa cënuar integritetin territorial të vendit.

Por çfarë ndodhi më pas? Me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë, me në krye Edi Ramën u ndaluan të gjitha procedurat për ta dërguar çështjen në gjykatën ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje jo të përshtatshme. Rama dhe qeveria e tij synuan të zgjidhnin çështjen me negociata dypalëshe, të cilat për hir të së vërtetës u mbajt gjithnjë larg syrit të transparencës ndaj institucioneve që duhej të ishin në dijeni të këtyre zhvillimeve. E megjithatë, pas drekave e darkave mes ministrave respektivë, dhe vetë kryeminsitrave të dy shteteve, asgjë nuk ndodhi për çështjen e Deti dhe ligjin e luftës. I vetmi përparim ishte me çështjen e toponimeve.

Ndërkaq vetëm pak kohë më parë, Greqia shpalli publikisht synimin për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon, deklaratë e cila u përcoll si e drejtë, nga ana e qeverisë shqiptare dhe vetë kryeministrit Rama. Ndërsa pala greke duket mjaft e kënaqur me sjelljen e qeveisë shqiptare, ekspertë shqiptarë të çështjes kanë pohuar gjatë këtyre javëve se zgjerimi me 12 milje i Greqisë në Jon shkon në disfavor të Shqipërisë. Dhe pikërisht pas këtij deklarimi, vjen dakordësia për ta dërguar çështjen e detit në gjyaktën ndërkombëtare.

Çfarë ndodhi që Rama dhe qeveria e tij pas 7 vitesh erdhën sërish të propozimi i Berishës? Pse nuk e pranuan atë që në fillim, kur dosjet dhe studimet ishin gati dhe mundësitë për të përfituar një ndarje në favorin tonë, ishin më të mëdha? Pse u pranua tani çuarja e çështjes në Hagë, kur Greqia ka deklaruar publikisht zgjerimin me 12 milje në Jon? Çfarë mund të zgjidhë gjykata ndërkombëtare, kur vetë qeveria shqiptare ka rënë dakord me zgjerimin e 12 milje të Greqisë në Jon? Shkurt dhe hapur, Rama ka pranuar sot, pasi ka mbyllur pazari me palën greke. Dërgimi në Hagë i çështjes në këto kushte është vetëm në favor të grekëve.

Çfarë tha Berisha në intervistën për “standard”

Në një intervistë për gazetën “standard”, rreht një muaj më parë, ish-kryeministri Berisha pohoi se qeveria e tij kishte përgatitur dërgimin e çështjes së Detit në Gjykatën Ndërkombëtare. Por sic theksoi, ish-kryeministri, qeveria “Rama” e hodhi poshtë këtë rrugë, duke ju futur negociatave sekrete me palën greke.

Më poshtë qëndrimi i ish-kryeministrit Berisha:

 Pas rrëzimit të marrëveshjes, pala greke fillimisht kërkoi rinegocimin e saj por ne refuzuam pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcaktonte metodë tjetër për ndarjen e detit, me të cilën nuk ishte dakord asnjëra pale. Ne propozuam që të dy palet, pasi dështoi marreveshja, ti drejtoheshim Gjykatës Nderkombëtare të Detit. Ky propozim u pranua nga qeveria e Pasokut dhe më pas edhe nga qeveria e Neodemokracisë. Pra ne do te çonim në gjykatë ndërkombetare marrëveshjen dhe palët do paraqiteshin me statuskuonë e 6 miljeve Greqia dhe 12 milje Shqipëria.

Në bindjen time ky vendim përbën ndryshim të regullave në mes të lojës pasi të dy vendet janë angazhuar për arritjen e një marreveshje Deti midis tyre. Por pas ardhjes në pushtet të Zografit Bis ky acaroi, siç ka pohuar vet, me qëllim marrëdhënniet me Greqinë. Më vonë ai pranoi dhe hapi negociatat për marrëveshje te re Deti me Greqinë, madje njoftuan dhe përfundimin e saj. Mirëpo Zografi Bis, në një akt antikombetar kishte negociuar dhe përfunduar një marrëveshje të re duke përdorur hartat e spiunit të detit dhe shkelur nen për nen vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ky qëndrim kapitullant antikushtetues i Zografit Bis detyroi presidentin e republikës të bllokojë marrëveshjen dhe të kërkoj që në negocimin e saj të të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të riformatohet grupi negociator. Pasi pala greke u njoh me këto qendrime bëri të qartë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është për palën shqiptare dhe jo atë greke.

Pas kesaj, qeveria Cipras u shpreh për zgjerimin e ujerave territoriale nga 6 në 12 milje dhe ditet e fundit këtë vendim shpalli në parlament e Greqisë kryeministri Micotaqis. Pa dyshim ky vendim i disfavorshëm për Shqipërinë është marrë nga qeveria greke. Por nuk ka pikë dyshimi gjithashtu se qendrimi i Zografit Bis ndaj marrëveshjes së vitit 2009, refuzimi  i tij i ujdisë së arritur për të dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Detit, acarimi me qëllim siç e pohoi vetë ai të marrëdhënieve me Greqinë, pranimi për të negociuar marrëveshje të re duke shkelur nen për nen vendimin e Gjykatës Kushtetuese, deklarimi i tij se zgjerimi nga 6 në 12 milje i ujërave territoriale nga Greqia nuk prek Shqiperinë dhe nuk ka lidhje me marrëveshjen e Detit, janë një dhunim flagrant i interesit kombëtar dhe mbartin në vehte aktin e tradhëtisë së lartë kombëtare. Zografi bis gjeti gati çdo gjë për të zgjidhur çështjen me Gjykatën Ndërkombetare të Detit dhe në rast se do vazhdonte me ujdinë e arritur për të dërguar çështjen në gjykatë, problemi do të kishte marrë prej kohësh zgjidhjen më të mirë dhe nuk do te kishim sot një situatë krejt tjetër.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.