Standard.al

Dendias në Tiranë, çfarë pret ish-Ministri i Jashtëm Shehu nga kjo vizitë…??

0

Teksa ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pritet të nisë vizitën zyrtare në Tiranë, ish-deputeti dhe ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Tritan Shehu, në një intervistë për RTV Ora ka komentuar rëndësinë e saj dhe çfarë pritet pas saj.

Sipas Shehut, kjo është një vizitë e rëndësishme për faktin se është e para vizitë e një ministri të qeverisë Mitsotakis, ndërsa shtoi se sjellja e kryeministrit Edi Rama ka ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është një vizitë e rëndësishme sepse është vizita e parë e një ministri të qeverisë të Mitsotakis, një qeveri konservatore dhe europianiste. Veçanërisht pas një periudhe të gjatë, 8 vjeçare, marrëdhënie aspak korrekte mes Shqipërisë dhe Greqisë si pasojë e kryeministrit dhe ministrit të jashtë Rama”, tha Shehu.

Ish-deputeti demokrat foli edhe mbi atë që është “pika e nxehtë” në marrëdhënien mes dy vendeve, atë të paktit detar.

Sipas Shehut, marrëveshja e 2009-ës, e arritur nga qeveria Berisha, u anatemua nga Rama, çka solli edhe cënim të marrëdhënieve Tiranë-Athinë.

“Nuk pres të ketë arritje dhe konkretizime të mëdha”, tha Shehi, sipas të cilit qeveria Rama është një qeveri në ikje dhe si e tillë nuk mund të rregullojë në 6 muaj marrëdhëniet që ka prishur në 7 vjet e gjysmë.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias viziton Tiranën. Agjenda e takimeve nis në orën 11:00, kur Dendias do të takohet me ministrin e jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Më pas do të ketë një vizitë në Kryeministri, ku pas takimit kokë më kokë me Edi Ramën do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Gjithashtu pritet të ketë edhe një takim me Presidentin Ilir Meta. Kryediplomati grek do të zhvillojë takime edhe me liderin e opozitës Lulzim Basha dhe kreun e Kishës Orthodokse, Anastas Janullatosin.

Një nga temat kryesore të bisedimeve do të jetë dhe çështja e detit me Shqipërinë. Kryediplomati helen shpreson te rinisja e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë rreth kësaj marrëveshje, ndërsa thekson se zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.