Del VIDEO/ Si iu bë atentat 27-vjeçarit në Vlorë

0
169

Janë publikuar detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Vlorë. News 24 publikoi një pamje nga momenti i atentatit ndaj 27-vjeçarit Marjo Ferraj në lagjen “Pavarësia” të këtij qyteti.

Në pamje duket se si të riut që po hipte në makinën e tij iu afrua një person i maskuar. Ai hapi derën dhe qëlloi ndaj tij dhe më pas u largua më një makinë që e priste.

Ferraj hapi menjëherë derën dhe doli jashtë duke kontrolluar vetën nëse ishte lënduar. Autorët po e prisnin jashtë banesës të riun në një mjet Alfa Romeo.

Shënjestra e atentatit nuk njihet si problematik dhe motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here