Basha takon Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias: Çështjet e mbetura pezull të zgjidhen me frymën e mirëkuptimit. Domosdoshmëri anullimi i ligjit të luftës

0
92

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot nje takim me Ministrit e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Nepermjet nje postimi ne rrjetin social Twitter Basha zbulon se çfarë u diskutua.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here