Basha takon ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias: Çështjet e mbetura pezull të zgjidhen me frymën e mirëkuptimit. Domosdoshmëri anullimi i ligjit të luftës

0
73

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha, pasditen e sotme ka pritur në një takim zyrtare ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias, ku biseduan për disa çështje.

Kryedemokrati i theksoi ministrit Grek, se çështjet midis dy vendeve duhet të zgjidhen me frymën e mirëkuptimit dhe jo në gjykatat ndërkombtare.

Gjithashtu Basha i shprehu domosdoshmërinë e anullimit të ligjit të luftës, për të sheshuar mosmarrëveshjet midis dy vendeve.

Postimi i Bashës në Twitter:

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.” shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here