Artan Fuga: Dakordësia për të shkuar në Gjykatë Ndërkombëtare është një ‘vërë në ujë’

0
152

Nga: Artan Fuga

Ne qytetarët nuk jemi fare të qetë sepse u ra dakord që Greqia dhe Shqipëria të shkojnë në instancat e drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e detit.

Sepse ne shohim që ne nuk kemi asnjë pozicion paraprak politik dhe juridik që edhe peshqit, delfinët, peshkaqenët, bretkocat, yjet e detit, kandidalët e detit, mjellmat janë të shqetësuara.

Për tre arësye:

E para, sepse në një gjykatë ti shkon me një qendrim: Akuzon, mbrohesh, ankohesh, kërkon drejtësi, je dakord me palën tjetër, apo si? Ne nuk kemi asnjë qendrim, Greqia më ja lumsha e ka të qartë! Nëse je dakord me atë qendrim, atëhere pse na çon në gjykatë? Për t’u justifikuar pastaj? Asnjë justifikim nuk ka!

E dyta, kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në gjykatë ka shumë rëndësi. Shqipëria duhet të përcaktojë qendrimin e vet, ta aprovojë me referendum, ose nga Gjykata Kushtetuese, nga Kuvendi që do dali pas 25 prillit, pastaj me këtë pozicion të paraqitet në Gjykatë.

Prandaj në Kuvendin e 25 prillit mos çojmë zara, të fortë lagjesh, servila, apo pula të struktura në pendët e kryetarëve, por njerëz që të jenë figura kombëtare.

Mos çojmë individë që janë të mirë për këshilla bashkie a Komune!

E treta, gjykata nuk është vendimtare. Nëse vendimi është i drejtë dhe na shkon për shtat atëhere në rregull, por nëse vendimi është i padrejtë, ne duhet që tani të themi se mbi vullnetitn e popullit shqiptar nuk ka Gjykatë që del. Sepse ka OKB, ka Nato, ka, Parlament europian. Në çështje kufitare ka jurisprudencë ndërkombëtare, por ka edhe vullnet politik shtetror. Vendimet e padrejta shqiptarët nuk i kanë njohur kurrë, që nga Ismail Qemali dhe drejtues të tjerë të shtetit shqiptar!

Prandaj dakordësia për të shkuar në Gjykatë ndërkombêtare është një vërë në ujë, miku grek, përfaqësues i një vendi mikpritës ndaj shqiptarëve, vend i bukur në admirim, me tradita të lashta, me të cilët duhet të jemi miq, kot paska ardhur. Sepse këtë dakordësi mund ta kishin bërë me një sms ose me një mesazh në whatsapp.

Deklaratat telegrafike mos na bëjnë idiota!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here