Standard.al

Rusia: Turqia është e izoluar në rajon, dy vija të kuqe për luftën në Kaukaz

0

Andrei Kortunov, drejtor i përgjithshëm i këshillit rus për Marrëdhëniet me Jashtë (RIAC), grupi më me ndikim i Moskës në politikën ndërkombëtare u shpreh në një intervistë për mediat greke se Turqia është e izoluar. Ai tha se do të ishte e papërgjegjshme që Rusia të mbështeste Turqinë kundër të gjithë fqinjëve të saj në rajon.

“Nëse shikoni hartën, do të bindeni se ajo që po bën Turqia po e çon atë drejt izolimit. Do të ishte e papërgjegjshme që Rusia të mbështeste Turqinë kundër të gjithë fqinjëve të saj në rajon.

Turqia është e shqetësuar, duke marrë parasysh se ajo është e përjashtuar nga Mesdheu Lindor dhe po përpiqet të konfirmojë disi pozicionin e saj në rajon. Turqia është pothuajse plotësisht e izoluar për këtë çështje. Nëse do të mund t’i jepja një këshillë Presidentit Erdogan, do t’i thosha, “Mos e bëj, nuk është një lojë që mund ta fitosh”, tha ai.

Lidhur me luftën në Kaukaz, Andrei Kortunov vendosi dy vija të kuqe për konfliktin në Nago-Karabak. “Ekzistojnë dy vija të kuqe. E para është që të mos zgjerohen sulmet e Azerbajxhanit në territorin armen.

Nëse kjo ndodh, Rusia do të respektojë angazhimet e saj. Vija e dytë e kuqe është një ndërhyrje e mundshme e menjëhershme ushtarake, në shkallë të gjerë, nga Turqia, e cila, sipas vlerësimit tim, mund të shkaktojë edhe një konflikt me Rusinë” përfundoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.