Standard.al

“Po ti ndani lekët me shokë, nuk vjen njeri të investojë në Shqipëri”, Bushati replikon ashpër me Lefter Kokën

0

Në studion e emisionit “Open”, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se të huajt nuk duan të investojnë në Shqipëri.

Ndërsa përgjigjen e kësaj deklarate analisti Andi Bushati e shpjegoi duke thënë “po t’i ndani lekët me shokët ju, e t’i çoni në parajsa fiskale, nuk ka budalla të vij të konkurroj këtu”.

Pjesë nga debati:

Lefter Koka: Kush vjen i huaj këtu me investuar, mirë që iu mbush mendja disave për të investuar.

Andi Bushati: Po të qeverisni siç qeverisni ju nuk vjen njeri. Sepse u bë tender ndërkombëtar por nuk erdhi asnjeri.

Lefter Koka: Ore ju garantoj të vazhdojnë këta kështu siç po vazhdojnë dhe këtu jo vetëm invesitori i huaj vjen, të gjitha raportet janë të bollshme, më thuaj çfarë nuk godasin këta.

Andi Bushati: Po t’i ndani lekët me shokët ju, e t’i çoni në parajsa fiskale, nuk ka budalla të vij të konkurroj këtu jo.

Lefter Koka: Ore po të flasësh sipas idesë, por të flasësh me fakte, zotërinjtë e bënë, më shumë se kaq nuk kanë çfarë të bëjnë. E dërguan tek prokuroria do të shkojnë faktet atje, po të paktën të dalin njëherë dh të thonë ndjesë.

Andi Bushati: Unë ndërhyra për një gjë, tha u bë një tender ndërkombëtar, por dua të theksoj që u bë një tender ndërkombëtar dhe nuk erdhi asnjeri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.