Standard.al

FOTO/ Këto modele xhinsesh do të jenë trendi i dimrit

0

Nuk ka rëndësi sa xhinse kemi në garderobë. Gjithmonë duhen më shumë! Tregohuni të zgjuara dhe investoni në blerje me vlerë. Në 2021-in dhe më tej ju duhen vetëm 3 modele xhinsesh! Asnjë më shumë.

1. Xhinset “pas trupit”

Epoka e të ngushtave mbaroi. Tani është koha për xhinset me prerjen pas trupit, as të gjera në fund, por as ngjitur pa tyre. Moda e viteve ’90-të është kthyer sërish dhe ka ndërmend të qëndrojë gjatë.

Image

 

2. Xhinsi blu!

Një palë xhinse në ngjyrën blu tipike s’duhet të mungojë në koleksionin tuaj të pantallonave. Janë klasike, s’njohin kohë dhe lehtësisht të kombinueshme me çfarëdo.

 

 

Image

 

3. Xhinset e gjera

Frymëzuar nga moda e viteve ’70-të, kjo prerje xhinsesh është rikthyer për të qëndruar gjatë. Siç mund ta keni vënë re është shumë popullore kohët e fundit, por jo pa arsye. Nxjerrin më të mirën e trupit dhe janë të REHATSHME si asgjë tjetër!

 

 

Image

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.