Standard.al

Covid-19/Rënie e lehtë e rasteve të reja në Itali, por rritet numri i vdekjeve

0

Italia, ditën e sotme ka pasur një rënie të lehtë të të prekurve me Covid-19.

Gjatë 24 orëve te fundit kanë rezultuar pozitiv 9338 raste, ndërsa ditën e djeshme kishte  mbi 11700 raste.  Sot raportohet që 73 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë qeveria e  Italisë  ka lëshoi një  dekret të ri për masat shtesë anti-covid, qw jane:

 -autorizon kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që popullohen nga jeta e natës. Aurorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë.

– mbyllen në ora 18.00 të gjithë lokalet, baret, pubet  pa vende ulje per klientët.

-mbyllen në ora 24.00 lokalet e restorante. Lejohen vetëm 6 persona në tavolina e një numër maksimal i përcaktuar paraprakisht i klientëve në lokal.

– shkollat nuk do të mbyllen por për nxënësit e ciklit të lartë e studentët hyrja në shkollë do të bëhet me turne.

– nuk lejohet mbajtja e kongreseve e organizimi i panaireve. Lejohen vetëm konferenca me rëndësi kombëtare.

– Administrata publike duhet zhvillohet mbledhje vetëm në telekonferenca.

– i jepet një javë kohë verifikimit të protokolleve të sigurisë në palestra e pishina për të  marrë vendimin e mbylljes o jo të tyre.

Nga nisja e pandemisë Italia numëron 423,578 të infektuar dhe 36,616 viktima.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.