“Betonizimi” i Kullës së Sahatit/ Luarasi habit ‘dynjanë’: Fajin e ka Basha që dha lejen për hotelin shumëkatësh

0
144

E ftuar në “Politik On” në RTV Ora, pedagogia Iris Luarasi komentoi mbi debatin që ka përfshirë kryeqytetin lidhur me ndërtimin buzë Kullës së Sahatit.

Sipas Luarasit, është normale që në një kryeqytet të ketë mosdakordësi lidhur me urbanizimin, ndërsa nuk mungoi edhe debati me moderatorin e emisionit Alfred Lela.

” Ajo që mund të jetë fantastike për mua, mund të jetë më e shëmtuara për ty. Unë mendoj se ky është një nga diskutimet që duhet të ndodhë për një kryeqytet.’

Alfred LelaÇfarë shije ju le Kulla e çhijezuar dhe çshijezuar nga betoni që do të ketë në bri dhe përbri?

Iris LuarasiNë të gjitha qytetet e mëdha, kryesisht kryeqytetet e mëdhaja, europiane apo amerikane, ti shikon padiskutim ndërtesa të larta. Duhet të jenë me gishtat e dorës kryeqytetet që kanë ndërtesa 3-4 katëshe. Për të mos thënë nëse ekzistojnë të tilla kryeqytete apo jo.

Alfred LelaMegjithatë lagjjet i ruajnë, zonja Luarasi…

Iris Luarasi: Po të më pyesësh mua, për shijet e mia, unë nuk jam pro ndërtesave të larta. Por ndërkohë, këto i shoh në çdo kryeqytet të botës dhe të them të drejtën kjo nuk është hataja më e madhe që po i ndodh Tiranës. Ajo që po ndodh te Sahati, shoh një ndërtesë tmerrësisht të lartë që është “Plaza”, që mesa di unë është dhënë leja në kohën e Bashës.

Alfred LelaPo flas për godinën në gji të bashkisë…

Iris LuarasiAjo që nuk është ndërtuar akoma?…

Alfred LelaDo ndërtohet, apo nuk do të ndërtohet? Se po nuk u ndërtua bie shqetësimi…

Iris LuarasiQë të isha totalisht e barazlarguar, që të tregohesha e paanshme, do të dëshiroja të mos ndërtoheshin të dyja.

Alfred Lela: Problemi është “Plaza”, jo ajo që po ndërtohet…?

Iris Luarasi:   Unë ta dhashë mendimin tim…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here